web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Më jep Vettingun, të të jap bashki”/ Bylykbashi zbulon pazarin Rama-Basha

11 Tetor 2021, 20:14, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, po i ofron pazar kreut të PD, Lulzim Bashës.

I ftuar në Syri TV, ai ka theksuar se pazari Rama-Basha konsiston në shtimin e bashkive, në këmbim të votave për të zgjatur mandatin e Vettingut.

“Qëndrimi im nuk është që ka pazar për këtë. Por Rama po ofron pazar, është në modelin e tij më të mirë. Ai thotë, unë të jap bashki shtesë, ti do të më japësh Vettingun. Unë e kam përmbledhur me një frazë, një gjë që është në diskutim të përgjithshëm dhe pyetja cinike edhe krejt boshe që më bëhej nga kryetari i partisë, çfarë di ti për këtë marrëveshje, ishte krejt e pavend. 

Ajo që unë flas, është Rama po ofron dhe unë pres nga kryetari i partisë që të lexoj çfarë thotë nënkryetari i komisionit të ligjeve, një deputet i partisë nëse ka ndonjë çështje ulet dhe e diskuton, por unë e kisha thënë është qëndrim që vetëm konfirmohej?, deklaroi Bylykbashi. / CNA.al





Lajmet e fundit nga