web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Berisha ka 85 mijë përkrahës më shumë se Basha”/ Analisti: Foltorja i shtoi popullaritetin

11 Tetor 2021, 20:56, Politikë CNA

Analisti i sondazheve, Eduart Zaloshnja, ka krahasuar dy sondazhet e bëra nga Euronews dhe Javanews për ish-kryemistrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në një lidhje për Abc News, ai ka deklaruar se Berisha ka rreth 85,000 përkrahës më shumë se Lulzim Basha mes elektoralit blu.

Zaloshnja tha se mbështetësit për liderin historik të Partisë Demokratike janë rritur me fillimin e aktivitetit të foltores.

?Numrat e sondazheve, statistikisht janë thuajse njëlloj. Del që aktualisht rreth  85,000 përkrahës ka më shumë sesa Basha në elektoralin e djathtë”, tha ai.

Analisti i sondazheve u shpreh se 47% e elektoratit demokrat janë optimistë se me Berishën mund të vijë në pushtet.

?Në opinionin e përgjithshëm shqiptar, Berisha ka 85,000 ndjekës më shumë?Në mënyrë të tërthortë kjo tregon një rritje të kuotave në elektoratin e përgjithshëm. Votuesin e djathtë. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit, kuotat në elektoratin e përgjithshëm ishin të barabarta mes  Bashës dhe Berishës. Aktiviteti i foltores ka shtuar përkrahësit e Berishës dhe ka ulur të Bashës. 47% e elektoratit demokrat është optimist që me Berishën vihet në pushtet?, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga