VIDEO/ Rama i kritikon, kryebashkiakët ia plasin të qeshurës
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kryetari i Partisë Demokratike, ose më saktë mbajtësi i përkohshëm i vulës së kësaj force politike, prej tetë vitesh vijon të tërheqë ?zvarrë? demokratët, me të njëjtat retorika boshe.
Por, përtej atyre që ai trumbeton në media, faktet tregojnë dyfytyrësinë e tij, në raport me demokratët.
Sa herë që Lulzim Basha merr një vendim që e zhyt PD-në keq e më keq, gjen një ?alibi?.
Ndërkombëtarëve iu thotë ?s?më lë Berisha?, ndërsa demokratëve iu thotë se ?më bënë presion ndërkombëtarët?.
Por, nëse do të shikonim deklaratat e Lulzim Bashës, në kohë të ndryshme, kupton që ai kërkon thjeshtë dhe vetëm t?iu ikë përgjegjësive të tij, për veprime që ai ka bërë vetë, dhe që PD-së, i kanë shkaktuar kosto elektorale katastrofike.
Kujtojmë këtu shkurtin e vitit 2017, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, Lulzim Basha futi demokratët në çadër, dhe u betua e stërbetua, se ?zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do ketë?.
Por, pasi gënjeu e mbajti zvarrë demokratët për gati tre muaj, mesnatën e 17 majit 2017 firmosi një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, detajes e së cilës nuk u bënë publike kurrë, mori gjysmën e Qeverisë, hyri në zgjedhje dhe PD pësoi humbje katastrofike, duke marrë rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në Opozitë.
Por, Basha tentoi ti ikë përgjegjësive, duke thënë se marrëveshja me Ramën, u bë për shkak të presionit të ndërkombëtarëve.
Në fakt pas kësaj marrëveshje, ?rastësisht? vjehrri i Lulzim Bashës mori 16 milionë euro, për shembjen e një pallati të ndërtuar në rërën e bregdetit Jon në Vlorë, por sipas Lulit, ?marrëveshja ishte imponuar nga ndërkombëtarët?.
Gjatë një deklarate për mediat në mars të vitit 2019, Lulzim Basha tha se marrëveshja e 17 majit ishte bërë për shkak të presionit nga ndërkombëtarët dhe theksoi se ai ?nuk do i dëgjonte më ata?.
?Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një mundësi Ramës dhe ai e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh. Prandaj, kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë?-tha Basha.
Pasi bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke i dhuruar Edi Ramës në tavolinë 61 bashki, sërish vijoi me gënjeshtra për zgjedhje të parakohshme.
Në fakt zgjedhje të parakohshme nuk pati. Erdhen zgjedhjet e 25 prillit 2021, Basha sërish i bëri listat siç deshi vetë, ?hodhi në kosh? një Komision Vlerësimi të ngritur gjasmë për të hartuar listat dhe në fund, shkaktoi humbjen e radhës për demokratët.
Rama siguroi mandatin e tretë qeverisë, PD për të tretin mandat me radhë në Opozitë. Sërish asnjë përgjegjësi nga Lulzim Basha, por shpalli dhe një datë zgjedhjesh të nxituar, thjeshtë dhe vetëm për të ruajtur karrigen e tij.
Më pas vjen edhe vendimi i DASH, për ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, i cili u shpall non-grata.
Në fillim heshtje nga ana e Lulzim Bashës, më pas një reagim sa për t?i hedh hi syve demokratëve, për të ardhur tek ?thika pas shpine?, e 9 shtatorit.
Pasditen e 9 shtatorit, një ditë para seancës së parë parlamentare për këtë sesion, Lulzim Basha nxori një video të regjistruar në zyrën e tij, ku deklaronte se kishte përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.
Përtej faktit se mori një vendim nul, antistatutor, i pakonsultuar me asnjë strukturë, Basha sërish gjeti ?alibinë? e radhës.
Basha tha se përjashtimi i Berishës është bërë për shkak të një presioni të fortë nga SHBA.
Po, a nuk ishte po ky Lulzim Bashë, i cili dy vite më parë deklaronte se nuk do i dëgjonte më ndërkombëtarët?
A nuk ishte ky Lulzim Bashë që e quante ?gabim? marrëveshjen me Ramën, por thoshte se ia impunuan ndërkombëtarët?
A nuk ishte ky Lulzim Bashë I cili më parë deklaronte se ai nuk ishte palë me asnjë person, por me vlerat e demokracisë? Ku qëndron demokracia këtu? Kur vendimet i merr kryetari, pa asnjë konsultim.
Ku qëndron demokracia kur strukturat e partisë nuk mblidhen dhe nuk pyeten, por gjithçka e vendos vetë Lulzim Basha?
Janë vetë deklaratat e Lulzim Bashës, që tregojnë jo vetëm dyfytrësinë e tij me demokratat, por edhe i rrëzojnë çdo alibi, se ?paska qënë nën presion nga ndërkombëtarët?.
Janë këto deklarata që tregojnë se Lulzim Basha, vendimet i merr sipas interesit të tij, por nuk është aq burrë sa të marrë përgjegjësitë e tij./CNA.al
Nga Astrit PatoziKjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin ësht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot...
Partia Demokratike ka mbledhur sot në selinë blu, grupin par...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas d...
Partia Demokratike, duket të jetë në një situatë kaotike, nd...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas ngja...
Paraditen e sotme, pritet që Partia Demokratike të mbledhë G...
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen ...
Pas dënimit të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llal...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mble...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen...
Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se n...
Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të s...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me tone të...
Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i ...
Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Bashën, ambasadorja amerik...
Koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri, janë një ndër konc...
Ditët e fundit, mjafton të shikosh faqen zyrtare të Partisë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...