LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerret e “Revolucionit Kulturor”/ Kur Garda e Kuqe e Mao Ce Dunit shtronte bankete me mishin e kundërshtarëve politikë

24 Shtator 2021, 07:31, Blog CNA
Tmerret e “Revolucionit Kulturor”/ Kur Garda e Kuqe e Mao Ce Dunit

Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugore, është sot një zonë relativisht e qetë e vendit komunist, e karakterizuar nga fushat e mëdha të fermave bujqësore dhe qytetet e vogla të zhurmshme.

Asgjë që ekziston sot atje, nuk tregon ndonjë shenjë të tmerreve të përjetuara gjatë viteve 1960, në kulmin e Revolucionit Kulturor të drejtuar nga Mao Ce Duni, kur Gardistët e Kuq i nënshtruan kundërshtarët e tyre në nivele makabre poshtërimi dhe dhune.

Por shkalla e atij terrori do të kishte mbetur e panjohur, po të mos ishte për dëshmitë e një shkrimtari kinez në fillim të viteve 1990, që zbuloi nivelet e pashembullta të mizorisë, shthurjes morale, madje edhe kanibalizmit gjatë asaj që ka hyrë në histori si Masakra e Guangxi.

Në vitin 1958, udhëheqësi kinez Mao Ce Dun nisi zbatimin e të ashtuquajturit Hapi i Madh Përpara, një fushatë e konceptuar shumë keq për të transformuar vendin e varfër në një fuqi të madhe industriale. Rezultatet ishin katastrofike:mbi 50 milionë njerëz vdiqën gjatë Zisë së Madhe të Bukës që e pasoi atë reformë, dhe dhjetëra e mijëra të tjerë humbën jetën në një seri fatkeqësish të lidhura me të.

Mao u detyrua ta pranonte hapur dështimin e tij në vitin 1962 dhe të largohej nga drejtimi i qeverisë, por ai e mbajti udhëheqjen e Partisë Komuniste. Ndërkohë udhëheqësi i poshtëruar nga dështimet filloi të planifikonte hakmarrjen e tij.

Ai e bëri këtë më 16 maj 1966, kur akuzoi publikisht disa udhëheqës të rangut të lartë se ishin ?revizionistë kundër-revolucionarë?, që po komplotonin për të sabotuar nga brenda Partinë Komuniste. Menjëherë pas atij fjalimi, Mao dha bekimin e tij për formimin e Gardës së Kuqe, një grup studentësh militantë, idealistë, të cilët e adhuronin Maon dhe kundërshtuan dhunshëm cilindo që dyshohej për pabesi ndaj kryetarit.

Ndërsa qeveritë lokale u shkatërruan nën sulmet e vazhdueshme të Gardës së Kuqe dhe përleshjeve midis fraksioneve, qytetarët e zakonshëm e humbën besimin tek politika kombëtare dhe u kthyen plot tërbim kundër njëri -tjetrit.

Në një atmosferë aq të tensionuar, qytetarët e zakonshëm e shihnin njëri-tjetrin si armiq të klasës që duheshin asgjësuar. Ajo që pasoi ishte një përplasje civile me linçime publike, tortura dhe një dhunë të përhapur në të gjithë rajonin.

Mao cilësoi ?Pesë kategoritë e zeza? si kundërshtarë të tij, dhe këtu përfshiheshin të djathtët, kundërrevolucionarët, ?ndikimet e këqija?, fermerët e pasur dhe pronarët. Në të gjithë vendin, shpërthyen rebelime të dhunshme.

Të ashtuquajturat ?sesione të luftës? u bënë një formë e njohur e ndëshkimit, gjatë së cilës anëtarët e Partisë Komuniste Kineze poshtëruan dhe torturuan publikisht kundërshtarët e tyre. Por jo rrallë këto seanca u bënë jashtëzakonisht të dhunshme, dhe në disa rajone degraduan në kanibalizëm.

Ndërsa kanibalizmi kishte ndodhur në Kinë gjatë Urisë së Madhe, nga fundi i viteve 1960, furnizimet me ushqim ishin kryesisht të garantuara. Prandaj, dëshmitë masive të kanibalizmit në Guangxi, nuk mund të ishin për shkak të urisë.

Shkaku i vërtetë ishte urrejtja politike. Sipas një dëshmitari okular ?Kanibalizmi ndodhte për shkak të përplasjes së luftës së klasave, dhe u përdor për të shprehur një lloj urrejtje. Vrasja e njerëzve ishte e tmerrshme, më e keqe se kafshët?.Disa nga shfaqjet më makabre ndodhën në qarkun Vuxuan, ku zyrtarët komunistë hanin zemrat, mëlçitë dhe organet gjenitale të rivalëve të tyre.

Kjo praktikë e tmerrshme filloi në vitin 1968, kur studentët në shkollën e mesme të Vuxuanit, rrahën për vdekje mësuesen e tyre të gjeografisë,dhe e çuan trupin e saj në bregun e lumit Qian. Aty ata e detyruan një mësuese tjetër që t?i nxirrte nga trupi zemrën dhe mëlçinë. Pastaj nxënësit shkuan në shkollë ku gatuan dhe hëngrën organet e mësueses së tyre.

Thuhet se në ?bankete me mish njeriu? morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste. Për ta rezervoheshin zemrat dhe mëlçitë më të buta të kundërshtarëve të tyre, të cilat konsumoheshin të përziera me erëza dhe mish derri. Ndërkohë qytetarëve të rangut më të ulët ?u lejohej të konsumonin krahët dhe kofshët e viktimave?.

Një anëtare e Partisë Komuniste, e quajtur Uang Uenliu, u bë e famshme për ngrënien e organeve gjenitale mashkullore apo ruajtjen e tyre në pije alkoolike. Pasi u promovua në detyrë, Pekini mësoi mbi zakonin e saj kanibalesk, dhe kërkoi shpjegime pse ajo nuk ishte dëbuar nga Partia.

Një hetim i mëvonshëm zbuloi se në fakt ajo kishte ngrënë vetëm mish dhe mëlçi njeriu.

Uang u shkarkua nga postet e larta drejtuese edhe pse u lejua të mbante një post modest në Parti. Pastaj në majin e vitit 1968, në një rebelim shumë të dhunshme në Partinë Komuniste, një nga drejtuesit e partisë u rrëmbye, trupi iu copëtua dhe u var me kokë poshtë në një shesh publik.

Militantët e Gardës së Kuqe gjetën edhe vëllain e tij, të cilin e rrahën rëndë, dhe e hodhën në një gropë të ujëra të zeza ku i shkulën zemrën dhe mëlçinë teksa ishte ende gjallë. Të tjerët zhveshën mishin nga kockat, dhe eshtrat e tij u hodhën në lumë.

Për gati një dekadë, qytetarët e Guangxit u shokuan nga aktet mizore të?prerjes së kokave, rrahjeve brutale, varrimeve përsëgjalli, vrasjeve me gurë, përmes mbytjes, vlimit në ujë të nxehtë, therjeve në grup, copëtimit të kufomës, vrasjeve me dinamit, duke mos kursyer asnjë metodë?.

Numri zyrtar i njerëzve, trupi i të cilëve u konsumua nga të tjerët në të gjithë rajonin

mendohet të jetë 137. Por numri realka të ngjarë të përfshijë edhe qindra të tjerë. Nga rastet e dokumentuara, të paktën 38 incidente të kanibalizmit ndodhën në Qarkun Vuxuan.

Siç pretendoi më vonë me krenari një pjesëmarrës në Masakrën Guangxi:?Në Vuxuan … hëngrëm më shumë njerëz se kudo tjetër në Kinë!?.

Faza më e dhunshme e Revolucionit Kulturor përfundoi në fundin e vitit 1968, kur Mao urdhëroi që mijëra Gardistë të Kuq të ?dërgoheshin? me punë në fshat. Më 9 shtator 1976, Mao vdiq, dhe bashkë me të edhe Revolucioni Kulturor.

Por rastet e linçimit dhe dhunës politike vazhduan. Më pas nisi një periudhë spastrimi, në një fushatë që synonte të ?eliminonte kaosin dhe rikthimin në normalitet?.Një pjesë e vogël e atyre që konsideroheshin përgjegjës për dhunën në Guangxi u dënuan me burg, dhjetëra të tjerë u përjashtuan nga Partia Komuniste, ndërsa shumë të tjerëve iu ulën rrogat.

Pas kësaj, qëndrimi zyrtar i Pekinit ishte të harronte dhe mohonte aktet e kanibalizmit në Guangxi. Megjithatë, qeveria qendrore kishte qenë në dijeni të rastit të Uang Uenliu, dhe studiuesit zbuluan 20 vjet më vonë, se ishte dërguar të paktën një letër në kryeqytet në lidhje me tragjedinë, ku thuhej:?Këtu njerëzit po hanë njëri-tjetrin?.

Ngjarjet e tmerrshme në Guangxi mund të ishin harruar, në rast se eseisti Zheng Ji nuk do të udhëtonte në Guangxi në vitin 1986 për të hetuar mbi këtë çështje. Duke qenë vetë një ish-gardist, që kishte kaluar disa muaj kohë në Guangxi gjatë Revolucionit Kulturor, Ji shmangu me sukses heshtjen zyrtare mbi atë masakër.

Ai pati qasje në regjistrat zyrtarë, të cilët vërtetuan se autoritetet vendore dhe kombëtare ishin në dijeni të makabriteteve gjatë dhe pas ndodhjes së tyre. I frikësuar për sigurinë e tij, Ji nisi të shkruante mbi ato ngjarje pasi u arrestua për pjesëmarrje në protestat e Sheshit Tiananmen në vitin 1989. Pasi qëndroi i fshehur për 2 vjet, ai shkroi një libër që fliste në detaje mbi dhunën në Guangxi, të cilin e botoi me një pseudonim, dhe më pas u arratis në SHBA përmes Hong Kongut./CNA.al

Lajmet e fundit nga