LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marija Oktiabrskaja, gruaja që shiti gjithçka për të blerë një tank/ Mori hak për burrin e saj të vrarë në luftë

24 Shtator 2021, 07:45, Blog CNA
Marija Oktiabrskaja, gruaja që shiti gjithçka për të

Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët po përdornin taktikat e tyre të Blitzkrieg-ut(Luftës Rrufe)për të pushtuar qytet pas qyteti, sovjetikët po pësonin humbje

të mëdha jo vetëm për shkak të mungesës së burimeve, për t?u mbrojtur përballë trupave të blinduara të armikut, por edhe për shkak të moralit të ulët. Shumë burra sovjetikë kishin rënë në fushën e betejës, duke bërë që shumë gra të mbeten të veja. Por disa histori dashurie nuk përfunduan këtu.

Historia në fjalë nisi në Gadishullin e Krimesë, në një zonë të ashpër lufte sa i përket numrit e betejave që u zhvilluan atje. Një gjë ishte e sigurt:banorët e Krimesë nuk donin që të humbnin shtëpitë e tyre, ndaj organizuan një rezistencë të fortë përballë ushtarëve gjermanë.

Përkundër të gjitha përpjekjeve, gjermanët ishin më superiorë,ndaj shumica e ushtarëve rusë mbetën të vdekur në fushën e betejës. Por humbja e një njeriut të zemrës,kishte zgjuar zemërimin dhe urrejtjen e madhe për gjermanët tek një grua ne veçanti.

Marija Oktiabrskaja, ishte bashkëshortja e njërit prej ushtarëve që kishte vdekur në frontin e Krimesë në vjeshtën e vitit 1941. Marija ndjeu një dhimbje aq të madhe nga humbja që pësoi, saqë ajo e shiti të gjithë pronën e saj, për të porositur blerjen enjë tanku model T-34, dhe për t?ia dhuruar më pas ushtrisë sovjetike me disa kushte të caktuara.

Kushti i parë ishte që tankut t?i vendosej emri ?E dashura e luftëtarit?, dhe i dyti që të ishte ajo që ta ngiste tankun gjatë luftimeve. Kjo kërkesë iu dërgua vetë udhëheqësit të vendit Josif Stalinit,e shoqëruar me një çek prej 50.000 rublash,aq sa ishte edhe kostoja e ndërtimit të një tanku të madhësisë mesatare të modelit T-34.

Diktatori ishte shumë krenar kur pa që një civil, donte jo vetëm të luftonte për vendin, por edhe t?i blinte vetë armët që do të përdorte në luftë. Kërkesa e saj u pranua menjëherë. Marija nuk ishte inxhiniere mekanike, por ajo kishte fituar shumë njohuri nga bashkëshorti i ndjerë,jo vetëm për aspektet teknike dhe mekanike të tankeve, por edhe kishte kryer disa trajnime ushtarake bazë.

Marija Oktiabrskaja lindi më 16 gusht 1905, dhe vinte nga një familje e varfër me 10 fëmijë në Krime të Ukrainës. Në fillim ajo punoi në një fabrikë konservimi, dhe më pas si operatore telefonike. Në vitin 1925, ajo u martua me një oficer të ushtrisë sovjetike, që e nxiti atë të kishte shumë interes mbi çështjet ushtarake.

Më vonë, falë nxitjes edhe të bashkëshortit ajo nisi punë si infermiere në ushtri. Për këtë arsye, iu kërkua t?i nënshtrohej një trajnimi ushtarak bazë. Por bashkëshorti e kishte mësuar sesi të ngiste një tank, dhe madje se si të gjuante me të.

Me regjimin komunist në fuqi, shumë gra të ushtarëve dhe oficerëve sovjetikë, u detyruan t?i bashkoheshin shërbimit ushtarak si infermiere ose në departamente të tjera. Vetëm pas luftës gratë u lejuan të rekrutoheshin si ushtare, për shkak të mungesave të mëdha që kishte shkaktuar lufta.

Skuadrilja ushtarake ku ajo ishte caktuar, nuk ishte e sigurt nëse kjo grua ishte gati për t?u angazhuar në Frontin Lindor. Gjithsesi, ajo u kishte treguar atyre disa nga aftësitë e saj ushtarake të mësuara nga bashkëshorti i saj.

Meqenëse ishte larguar nga shtëpia për të luftuar në front me synimin kryesor hakmarrjen për burrin e saj, ajo ishte akoma shumë e pikëlluar, ndjenjë që iu shndërrua në zemërim. Marija u tregua jo vetëm një ushtare e aftë, por edhe një mekanike shumë e zonja.

Në betejën e saj të parë, tanku i saj u godit nga një predhë blind-shpues, që i dëmtoi motorin dhe sistemin hidraulik. Ajo doli nga tanku në mesin e një përleshje për ta rregulluar atë. Pasi e rregulloi, vazhdoi përpara duke gjuajtur sërish.

Marija Oktiabrskaja luftoi për një vit, dhe divizioni i saj arriti që t?i sprapsë gjermanët në Hungari. Me hyrjen e njësisë së saj në Hungari pasoi një betejë e ashpër, ku ajo pësoi disa plagë serioze nga një predhë mortaje që e goditi gjatë kohës që ishte jashtë tankut, për ta rregulluar nga një tjetër dëmtim që kishte pësuar.

Marija u promovua në gradën e rreshteres për trimërinë dhe aftësitë e treguar në beteja.

Në vitin 1944, në moshën 38 vjeçare, ajo vdiq për shkak të plagëve të marra. Pas vdekjes u shpall Heroinë e Bashkimit Sovjetik, që ishte në atë kohë medalja më e lartë për trimërinë e treguar në luftë./CNA.al

Lajmet e fundit nga