LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatmir Mediu pritet të hetohet nga SPAK/ Vjen reagimi i parë prej tij

24 Shtator 2021, 12:45, Sociale CNA
Fatmir Mediu pritet të hetohet nga SPAK/ Vjen reagimi i parë prej tij

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëroi sot, rihapjen e hetimeve për dosjen ?Gërdeci?, ku është i përfshirë ish-ministrit i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, avokat Ardian Visha e konsideron këtë vendim si një akt jo kushtetues.

Sipas të njëjtit, ky vendim cënon hapur parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë, afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë: Vendimi i deklaruar në media nga  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.

 Ai (vendimi) përben një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

 Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar më kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin’ e këtij akti të paligjshëm, do të reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme“, thuhet në deklaratën e avokatit./CNA.al

Lajmet e fundit nga