LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

22 Shtator 2021, 06:21, Sociale CNA

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet ?Java Europiane e Qarkullimit?, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën ?Në qytet pa makinën time?.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën ?Dita pa Makina?, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga