LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

23 Shtator 2021, 07:59, Politikë CNA
Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një ?zbulim? të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t?iu rriten pagat.

?Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!?-shkruan Erion Braçe.

Shyqyr që Braçe më në fund ?zbriti nga Hëna?, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?

Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe ?kafshon? Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

Lajmet e fundit nga