Connect with Us

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Politikë

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Publikuar

-

cnas lajme politike

Erion Braçe, zëvendëskryeministri i cili u bë lajm ditët e fundit, pasi përmbysi karrigen në kryeministri, është ndalur tek Vettingu.

Sipas tij Vetingu është interes publik, jetik dhe drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve të zakonshëm.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke hedhur dritë mbi prapaskenat me kryeministrin Edi Rama por pa i përmendur emrin.

Na është kërkuar që të jemi të qetë, të mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, luftë etj; po a mjafton kjo?

 Ka një mendim te gabuar se paqja vjen kur mbaron Lufta. Në fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi”, shkruan Braçe

Sipas tij, Partia Socialiste ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t’u mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik.

cna lajme politike

Braçe pasi nuk është më Qeveri është kujtuar edhe për politikanët që fusin duart në drejtësi, siç shkruan ai.

Është në nderin tonë – të rienergjizojmë Reformën në Drejtësi, ta shtyjmë përpara në të njëjtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, të çojmë Vetingun e prokuroreve e gjyqtarëve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht

 Ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerëzit;

 Ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme”, shkruan ndër të tjera Braçe.

LEXO EDHE:  Rama, marrëzia pa fund/ Nga Andi BUSHATI

Ky i fundit ëhstë kujtuar sot të flasë për drejtësi dhe paqe.

Por, paqja dhe drejtësia do të vijnë kur shqiptarët të mësojnë të vërtetën për pesticidet kineze dhe kolaudimin e matësave të energjisë./CNA.al

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

Erion Braçe flet si opozitar pasi la karrigen/ Ç’bëri 4 vite?

Lulzim Basha, si ministër i Marrëdhënieve me Opozitën, në qeverinë “Rama 3”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aty ku ka lek, ata janë bashkë”/ Akuzat e forta të Murrizit, çfarë fshihet pas marrëveshjes për vaksinat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është shprehur kundër bashkimit të opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë.



Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.

LEXO EDHE:  “Bastard, dil në shesh të burrave”/ Berisha ofendon Ramën

LEXO EDHE:  Video-Balla i 'nxjerr bojën' Bashës/ “Kandidati i Durrësit i dënuar për drogë”

“Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE