web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita me 3 grupe parlamentare në Kuvend/ PD i “fal” deputetë aleatëve, të LSI-së mbeten “jetimë”

13 Shtator 2021, 15:07, Politikë CNA

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, ndërkohë që deputetët i janë drejtuar Kuvendit, ku pritet caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja.

Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit.

Mësohet se opozita do të krijojë tre grupe parlamentare. Në Kuvend do të jenë grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Këto të fundit, do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të Partisë Demokratike, pasi një grup parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë. Për këtë arsye, PD do t?i japë PDIU, e cila mori në zgjedhjet e 25 prillit 3 deputetë, edhe 4 deputetë të tjerë, për të krijuar grupin e saj parlamentar.

Gjithashtu, PD do iu japë 3 deputetë partive të tjera aleate PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, të cilat morën në zgjedhje 4 deputetë. Sa i përket, Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk dihet ende nëse kjo forcë politike ka kërkuar deputetë nga PD dhe nëse do ketë grup parlamentar apo jo.

 





Lajmet e fundit nga