web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Partizani nuk ndalet në merkato, firmos me mbrojtësin shqiptar të Lokomotivës së Zagrebit

4 Shtator 2021, 10:07, Sport CNA

Partizani nuk ndalet në merkato, të kuqtë kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të Kombëtares Shpresa, Albion Marku. 20-vjeçari vjen nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në formulën e huazimit tek skuadra e Partizanit.

Gjithashtu Marku rikthehet në Kategorinë Superiore pas aventurës që ka pasur më parë me fanellën e Laçit. Mbrojtësi i djathtë është aktivizuar në 6 ndeshje me Kombëtaren U-21 nga ku debutimin e ka kryer në shtatorin e kaluar.

Lajmin e transferimit të Albion Markut tek Partizani e ka bërë vetë publike klubi i kuq me anë të një postimi në rrjetin social ?Facebook? duke i uruar mirëseardhjen 20-vjeçarit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT ?

?ZYRTARE ?

ALBION MARKU FIRMOS ME PARTIZANIN

??FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb. Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do ti bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21.

#MirësevjennëfamiljenekuqeAlbionMarkup





Lajmet e fundit nga