web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Kukësi tenton mesfushorin e Kombëtares

4 Shtator 2021, 07:54, Sport CNA

Kamer Qaka është dëshira e fundit e Kukësit. Lojtari ka edhe një vit kontratë me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa Pero Pejic është duke punuar për afrimin e pejanit 26 vjeçar. Shtypi i shkruar bën me dije se verilindorët kanë bërë ofertën zyrtare, me lojtarin që mund të prishë me marrëveshjen me tetovarët.

Qaka ka zhvilluar katër ndeshje me Kombëtaren kuqezi në 2017, teksa ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Steaua e Bukureshtit apo Universitaie Craiova në Rumani. Ende nuk ka diçka zyrtare, me trajnerin italian Longo që ka kërkuar një sulmues në këtë merkato.

Megjithë dëshirën e italianit, duket se Kukësi po mendon edhe për mesin e fushës.





Lajmet e fundit nga