web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama për ardhjen e afganëve: Problem evakuimi nga Kabuli

22 Gusht 2021, 18:11, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish të flasë për ardhjen e emigrantëve politikë nga Afganistani në Shqipëri për t?u larguar nga përndjekja e talebanëve.

Në një intervistë për median britanike ?The Sunday Times?, Rama është shprehur se shqiptarët ishin ?afganët 30 vite më parë?, ndërsa u përpoqën t?i shpëtonin regjimit të asaj kohe.

?Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne?, tha kryeministri.

Ai bëri edhe dallimin mes Shqipërisë dhe vende të tjera europiane në mënyrën e perceptimit të luftës.

?Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane. Për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë. Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë?,  tha Rama.

Sipas marrëveshjes që është bërë me SHBA, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për të pritur disa mijëra qytetarë afganë që po largohen nga vendi pasi talebanët u rikthyen në pushtet./euronews

 





Lajmet e fundit nga