web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

31 Korrik 2021, 16:40, Politikë CNA

Pas deklaratave të forta të Fatbardh Kadillit ka ardhur edhe reagimi i deputetit të zgjedhur të PD, Tritan Shehu.

I ftuar në ?Opinion? pasditen e sotme Kadilli tha se problemi më i madh që po i ndodh PD këto ditë është fakti se fanatikët e Berishës janë kthyer në antiamerikanët.

Sipas Shehut, kjo është një gënjeshtër monstruoze dhe provokim i ulët, ndërsa i kujton se Berisha ka qenë promotori parë i parimit të madh të dashurisë dhe respektit të pakufishëm të PD ndaj SHBA.

 ‘Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!

Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!

Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!

Turp i vertete ky.

Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.

Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj?e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.

Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.

E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga