Në "zemër" të Devollit me kryebashkiakun Duro/ Historia, natyra dhe turizmi i së ardhmes
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më pare, vendosi që t?i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit.
Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t?u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.
Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: ?Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t?u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t?i mendojë këto çështje?, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.
Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se ?do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu?.
Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. ?Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës?, theksoi ambasadorja Kim.
Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi ?një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin?, dhe se ?në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm?.
Në mënyrë të prerë ai u shpreh se ?asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë?.
Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.
Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje./VOA
Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka dalë me një reagim në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar fyese deklaratën...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Fatbardh Kadilli, i cili garoi për kreu e PD ka reaguar pas ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i ka drejtuar një mes...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur në një ...
Përplasjet në degën locale të PS-së në Vlorë, duket se vijoj...
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare do të ...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka shkuar sot në zyrë kreu...
Anila Basha ka reaguar me tone të forta ndaj pronarit të ‘Sh...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi k...
Ish-presidenti Bujar Nishani ndërsa komenton vizitën e kryem...
Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga shkruan se në l...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryebashkiakun e Tiran...
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar pas dekla...
Tymi dhe bloza, kanë mbuluar për disa ditë me radhë qytetin ...
Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas disa ditësh, për djegi...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...