28 milionë euro për një incenerator që nuk funksionon/ Thellohet skandali në Fier

28 Korrik 2021, 10:08, Politikë CNA
28 milionë euro për një incenerator që nuk funksionon/

CNA.al prej më shumë se një viti ka publikuar një dosje të plotë investigative, pas një hetimi disa mujor në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

Pas skemës së Elbasanit, me 22 milion euro. Ku një kompani nga hiçi, pa asnjë lek, pa pasur asnjë qindarkë, mundi të sigurojë për një kohë të shkurtër 22 milion euro kontratë nga qeveria për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, vijmë tek inceneratori i Fierit, i cili është dhënë me koncesion nga qeveria shqiptare sipas një marrëveshje, të firmosur nga ministri Lefter Koka në tetor të vitit 2016, me kompaninë e quajtur Integreted Technology Waste Treatment Fier.

Të njëjtën skemë si në Elbasan përdorin dhe me Fierin. Shoqëria tregtare ?Ndërtim Montim Patos?, së bashku me shoqërinë tregtare Integreted Technology Service, shkojnë tek një bankë e nivelit të dytë dhe ashtu si në rastin e Elbasanit, krijojnë një marrëveshje siguruese, ku si barrëdhënës këto dy kompani vendosin shoqërinë Integreted Technology Waste Treatment Fier dhe kontratën e bërë me ministrinë e Mjedisit me vlerë 28 milion euro pa TVSh, apo rreth 35 milion euro në total.(Lexo këtu).

Pra, qeveria shqiptare ka dhënë 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, i cili duhet të kishte përfunduar që në dhjetor, dhe situata e mbetjeve duhej të ishte zgjidhur, por kjo nuk ka ndodhur.

Ashtu sikurse CNA.al e publikoi edhe pak më parë, situata e mbetjeve në Fier vijon të jetë tejet problematike.

Prej, ditës së djeshme një pjesë e mirë e qytetit të Fierit është nën pushtetin e tymit dhe shkak është bërë zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve. (Lexo këtu)

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Mbetjet duhej të çoheshin në këtë inceneraror, për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë 28 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, por ajo që ndodh është se mbetjet vazhdojnë të digjen, duke kryer kështu edhe një krim mjedisor ditën për diell.

Pra, një krim mjedisor ndodh në mes të ditës, në një qark për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë dhjetëra milionë euro, për një incenerator, që nuk funksionon ende./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri ?pushtohet? nga shtëllunga tymi  

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Lajmet e fundit nga