LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“1.5 milion euro rryshfet nga biznesmeni”/ Mbetet në fuqi dënimi për ish-kryeprokuroren

21 Korrik 2021, 15:34, Kosova & Bota CNA
“1.5 milion euro rryshfet nga biznesmeni”/ Mbetet në fuqi

Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, dhe 9 vjet burg për Bojan Jovanovskin, i njohur si Boki 13, pronar joformal i televizionit ?1TV?.

Dënimet e tyre lidhen me aferën e njohur si ?Reket?.

Janeva dhe Jovanovski janë shpallur fajtorë për marrje të 1.5 milion eurove ryshfet nga biznesmeni Orce Kamçev, për t?i mundësuar atij lehtësime në një proces gjyqësor që zhvillohej kundër tij.

Jovanovski, akuzohet për veprën penale ?marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash?, kurse Janeva për ?shpërdorim të detyrës, të pozicionit dhe të autoritetit si prokurore speciale publike?.

Të dy aktualisht janë në arrest shtëpie, por tani që vendimi ka marrë formën e prerë, ata do të duhet të shkojnë në burg.

Ata mund të ankohen në Gjykatën Supreme, por, sipas ligjit, kjo nuk do të mund të evitojë shkuarjen në burg menjëherë.

Ish-kryeprokurorja speciale, Janeva, është arrestuar më 21 gusht të vitit 2019, pasi në opinion kanë dalë dëshmi për përfshirjen e saj në aferën e njohur si ?Reketi?.

Ajo ishte emëruar në krye të Prokurorisë Speciale menjëherë pas themelimit të saj në vitin 2015.

Kjo prokurori ishte themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, që ishte zbuluar nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, në vitin 2013.

Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut, atë kohë ka qenë në opozitë.

Prokuroria Speciale kishte iniciuar shumë vepra penale kundër ish-zyrtarëve të Qeverisë së kaluar, që drejtohej nga Nikolla Gruevski, por përfshirja e Janevës në aferën korruptive ka prishur imazhin e kësaj prokurorie, duke çuar në shurjen e saj.

Lëndët e saj gjyqësore kanë kaluar në prokurorinë e rregullt, por shumë prej tyre ende nuk kanë marrë epilog gjyqësor./REL

Lajmet e fundit nga