Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka ekzekutuar mëngjesin e të shtunës 9 urdhër-arreste zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.
Zyrtarët e arrestuar janë të akuzuar nga SPAK se kanë shkelur barazinë në tenderin e zhvilluar një vit më parë për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 280 milionë lekë të reja, ose 2.8 miliardë lekë.
Tenderi u zhvillua gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj. Por ky i fundit, një ditë më parë u justifikua se nuk kishte lidhje me tenderin në fjalë.
?Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t?u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol?, ka thënë dje Lleshaj, duke mohuar kështu në mënyrë kategorike, lidhjen e tij me këtë tender korruptiv.
Me këtë deklaratë Lleshaj doli dhe gënjeu shqiptarët. Pasi ai ka pasur njohuri për tenderin korruptiv që në kohën kur është debatuar në Kuvend dhe kur është përplasur më deputetin Myslim Murrizi, por edhe më herët.
Lleshaj sfidoi Prokurorinë
Në Korrik të vitit të kaluar, pra një vit më parë Lleshaj nga foltorja e Kuvendit, sfidoi Prokurorinë, dhe dyshohet se i dërgoi mesazhe të koduara, që të rrinte larg kësaj çështje.
Nuk ia mori mendja që pas një viti emri i tij do të largohej si person i lidhur më ketë tënder korruptiv dhe që duhet të japë llogari para drejtësisë.
?Unë po ju them diçka, fare të thjesht, të gjitha ato gjëra që ju cituat këtu, nuk i komentoj për arsye se nuk i di, sepse unë nuk merrem me asnjë shifër, me asnjë tender, me asnjë firmë, me asnjë sozi, me asnjë gjë me të cilat ju merreni dhe është zgjedhja juaj që të merreni me këto gjëra. Por do t?ju ftoja fare thjesht, mos i bëni ftesë Prokurorisë, ftesë publike, retorike, politike, por në qoftë se nuk e dini, jua tregoj unë adresën e Prokurorisë. Shkoni trokisni atje, ?ojini ato gjëra që keni. Trokisni tek dera e Prokurorisë dhe lërini ata ta bëjnë prokurorin mos e bëni ju, se kam frikë se mos gaboni?, shprehej Lleshaj në seancën plenare të datës 29 07.2020.
Pra, një vit më parë, denoncimin për tenderin korruptiv me uniformat e Policisë e quajti retorikë politike dhe përmendte Prokurorinë, me besimin se ajo s?do të merrej me këtë çështje.
Ndërsa, një ditë më parë, ai ka lënë mënjanë sfidimin ndaj Prokurorisë, duke deklaruar se ishte ai që e ftoi, por në fakt padia në SPAK, për këtë skandal u bë nga deputeti Myslim Murrizi.
Në emër të MB, Lleshaj kërkonte, 1 milion lekë
Lleshaj ka pasur informacione për këtë skandal, para se të debatonte me Murrizin në Kuvend.
Pasi, tenderi korruptiv me uniformat blu, fillimisht është denoncuar nga Partia Demokratike, me 1 Gusht 2019.
Nën nëntor 2011, Ministria e Brendshme e drejtuar nga Sandër Lleshaj, e përfaqësuar nga mbrojtësi ligjor, Plarent Ndreca.
Ministria e Brendshme kërkonte shpërblim me shumën 1 milionë Lekë nga PD, për shkak të deklaratës me titull: Tenderi prej 30 milionë lekësh i Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, aferë korruptive, favorizohet klienti i qeverisë?.
Gjithashtu MB, kërkonte që PD të përgënjeshtronte në të gjitha mediat deklaratën publike, që sipas tyre është shpifje dhe të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi.
Pavarësisht këtyre fakteve, Lleshaj del e gënjen, tashmë jo nga pozicioni i Ministrit por si ish-Ministër.
Bëmat e Lleshajt
Kujtojmë se për aq kohë sa qëndroi në krye të MB, Lleshaj u shoqërua nga skandale. Ai u lakua për pasurinë dhe konkretisht për një vilë në Gjirin e Lalzit, që u denoncua nga CNA.al.
Bëhet fjalë për një apartament duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2.
CNA.al ka verifikuar të gjitha deklaratat e pasurisë së Ministrit të Brendshëm,nga viti 2006 dhe deri në 2017, mirëpo një pasuri e tillë nuk gjendet e deklaruar.(Lexo këtu)
Një tjetër bëmë për të cilën është lakuar Lleshaj, ka lidhje me blerjen e një makine prej 100 milion lekësh.
Edhe ky skandal është denoncuar nga CNA.al.
Gati 100 milionë lekë rezultuan se janë dhënë nga Policia e Shtetit për të blerë një mjet për oficerin e Kontaktit në Berlin. Por, i njëjti automjet ka përfunduar tek Sandër Lleshaj.
Automjeti është targuar me targa gjermane për të qëndruar dhe vazhduar të jetë në shërbim të oficerit të Kontaktit në Berlin. Por, nuk ka ndodhur kështu, pasi pak ditë më vonë mjetit i janë hequr targat gjermane dhe i janë vendosur targat shqiptare siç tregohet edhe nga fotot e siguruara dhe publikuara më herët nga CNA.al
Mjeti është targuar me targën AA 967 UT. Megjithëse është blerë me letra për një Oficer Kontakti jashtë Shqipërisë, pra për të qëndruar në Gjermani, është çregjistruar dhe është targuar në Shqipëri.
Mjeti nuk është blerë me qëllim që të jetë në shërbim të Oficerit të Kontaktit pasi vlera e tij është shumë e madhe dhe të tilla mjete nuk kanë as ministrat në Shqipëri e jo më të ketë një Oficer Kontakti në ambasadë. (Lexo këtu)./CNA.al
Makina 100 milionëshe e Sandër Lleshajt/ Thellohet skandali për blerjen e mjetit nga policia
Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit
Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e kryem...
Një 34 vjeçar ka humbur jetën sot në Mirditë, në fshatin She...
Sandër Lleshaj mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur ...
Ish-ministri i LSI-së, njëherësh nënkryetar i LSI-së, Petrit...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot ...
Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD me 13 Qershor 2021, pa...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nënsh...
Rritja çmimeve të produkteve të ndryshme si atyre të shportë...
Nga Andrew A.Michta “Wall Street Journal”Presidenti Xho Bajd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimeve të ...
Statuja e një gjenerali të Konfederatës Amerikane, që ishte ...
Avokati Spartak Ngjela ka folur dhe në lidhje me kabinetin e...
Ka ndërruar jetë njëri prej personave që u shpëtuan pasditen...
Gjashtë turistë janë shpëtuar nga policia kufitare në Karabu...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka inspektuar ditën e...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ...
Ditën e enjte, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.Sek...
Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve t...
Pas masakrës së Velipojës, ku katër persona humbën jetën si ...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...