web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta merr nën “kontroll” Monikën dhe LSI/ Zbardhet plani i Presidentit

11 Korrik 2021, 08:49, Politikë CNA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan me 1 Mars 2021 marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 25 prillit, duke u mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019.

Zgjedhjet u bënë dhe as PD dhe as LSI nuk fituan. Partia Demokratike mori 59 mandate dhe LSI, vetëm 4 mandate, nga 10 që kishte legjislaturën e kaluar, legjislaturën që dogji mandatet.

Pas humbjes kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në vijimësi duke folur për luftë dhe beteja, ndërsa Monika Kryemadhi doli vetëm njëherë pranoi humbjen dhe më pa u zhduk nga skena politike, për t?u shfaqur vetëm pak ditë në krah të bashkëshortit, Presidentit Ilir Meta si zonjë e parë.

Këtë rol ajo s? kishte pranuar ta luante më herët, ndaj dalja e saj në krah të Metës, ra menjëherë në sy.

Por, ndërkohë që Kryemadhi hesht, nga LSI, thuajse e falimentuar shfaqen herë pas here reagime, të stilit ?Meta?.

Duke lënë të kuptohet se Meta, ka marrë në dorë drejtimin e LSI, një parti tashmë që mund të thuhet se është pa anëtarë.

Reagimet që vijnë nga ata që kanë mbetur në LSI flasin për një përçarje me PD. Pra, duke shkelur marrëveshjen e trumbetuar e Marsit, me të cilën folën për fitore.

Reagimet ?Meta?, lënë me gisht në gojë Bashën

Nga institucioni i Presidencës, Meta duket qartë se ka marrë drejtimin e LSI-së, ndonëse të shkatërruar.

Duke mbajtur larg Kryemadhin nga skena politike, Meta dyshohet se po vë në jetë planet në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.

Duket se Presdienti nuk do të dorëzohet, pavarësisht se katër deputetët e LSI do të jenë në Kuvend, në Shtator.

Ishte Kejdi Mehmetaj pak ditë më parë që zbuloi planet e LSI, plane ku dukej se nuk përfshihej PD dhe Basha.

Mehmetaj zbuloi se në Shtator, LSI do t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për parregullsitë në zgjedhje, nga ana tjetër Basha dhe aksush nga PD nuk ka thënë më asnjë fjalë për vendimeve të KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor.

?Shtatori do të jetë intensiv, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të quhen një kapitull i mbyllur. Ka ende shumë pikëpyetje, ende shumë ngjarje që nuk janë zbardhur. Ne si LSI, por mendoj se edhe PD, ndajmë bindjen që procesi i ndjekur nga KQZ dhe KAS nuk ishte i drejtë. Do të vazhdojmë të kërkojmë të zbardhet e vërteta.

Do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për 25 prillin me të gjitha argumentet e paraqitur në KQZ dhe KAS, por edhe me argumente të tjera si databaza e të dhënave personale, punësimet në administratë. Grupet e punës janë ende duke punuar?, është shprehur Mehmetaj pak ditë më parë, në nëj emision televiziv, pasi Kryemadhi i ?dogji? mandatin për t?ia dhënë Petrit Vasilit, që bën zëdhënësin e Metës, lart e poshtë në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga