web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Turp për ty”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Makinat me dy rrota i keni llogaritur?

10 Korrik 2021, 07:19, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm, duke përshëndetur çdo mëngjes, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me foto ose video, të ?punëve të mëdha?, që pretendon se po bën qeveria e tij.

Kreu i qeverisë, propagandon në rrjetet sociale, çdo rrugicë që mjund të jetë asfaltuar.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar disa foto nga rruga Gusmar-Kuç, për të cilën thotë se është drejt përfundimit.

?Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë?-shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në kritika në drejtim të kreut të qeverisë.

?Shiko edhe këto fshatrat e Shqipërisë së Mesme se nga rruget e nga uji po braktisen fare?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Si rrugë biçikletash duket. Për makinat, si pak e ngushtë duket. Apo duhet te punoj edhe kronika e lajmeve??.

?Kur e kemi rradhe ne te shkretet qe jemi në periferi të Tiranës??-shkruan një tjetër qytetar.

Gjithashtu një komentues shkruan ?Ti ske ujin në mes të Vlorës. Turp të dh… mu në rrugë?.

Më tej, një tjetër shkruan ?Ore makinat i keni llogaritur me dy rrota ju apo me katër? Me zor këmbehen aty makinat o inxhinier Edvini?.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve: /CNA.al





Lajmet e fundit nga