web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kokat e prera" në Ministrinë e Brendshme/ Detajet që ngrenë dyshime të forta mbi Ramën

10 Korrik 2021, 09:48, Politikë CNA

Pas masakrës së Velipojës, ku katër persona humbën jetën si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kryeministri Edi Rama deklaroi se ?Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe ristrukturim në nivel të drejtimit të qarqeve?.

Në një konferencë për mediat në 29 qershor, Rama paralajmëroi ndryshime në Polici, ndërsa ndër të tjera, theksoi se ?Procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të policisë së shtetit do të bëhet më shpejt seç ishte planifikuar por ishte planifikuar.”

Por, paralajmërimi i Ramës u pasua me disa ndryshime, fasadë në Policinë e Shtetit.

Në fakt ndryshimet ishin si ?turizëm?, sepse mbeten të njëjtët drejtorë që ishin, por vetëm sa iu ndryshuan vendet.

Por, një detaj që bie në sy pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, për ndryshime të mëdha në Polici, ishte shkarkimi i Drejtoreshës së Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.

Në datën 2 korrik, në media u raportua se Edlira Naqellari është shkarkuar nga detyra. Dhe nuk u dha asnjë sqarim për shkarkimin e saj.

Por, çfarë lidhje ka Drejtoresha e Prokurimeve Publike me rendin dhe sigurinë?

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëruan ndryshime në Polici, por iku ?koka? e drejtoreshës së Prokurimeve Publike.

Ndërkohë, sot, pra vetëm një jave pas shkarkimit, SPAK pas një operacioni të kryer në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të hetimeve për një tender për uniformat e Policisë së Shtetit, vuri në pranga tetë persona, mes të cilëve edhe drejtoreshën e shkarkuar Edlira Naqellari.

Gjë që ngre dyshime të forta se Rama e ka ditur për arrestimin e mundshëm të Naqellarit, dhe i ka paraprirë duke e shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë para arrestimit nga SPAK.

Një tjetër detaj që ngre dyshime të forta, është edhe largimi disa kohë më parë, i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca.

Në shtator të vitit 2020, pra vetëm një muaj pas denoncimit në SPAK për tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit, u largua nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në atë kohë, Plarent Ndreca.

Në atë kohë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mohoi që largimi i Plarent Ndrecës të ketë pasur lidhje me tenderin abuziv e Uniformave të Policisë së Shtetit.

?Histori me tenderat nuk ka. Sekretari i Përgjithshëm nuk është marrë me tenderat, nuk merret me tenderat, se tenderat kanë një agjenci të specializuar, e cila i kryen ato dhe i nënshtrohen një procesi të veçantë auditimi, verifikimi, hetimi, kur kanë nevojë për t?u hetuar.?-tha në atë kohë Lleshaj.

Por ngjarjet më pas, hedhin mjaft dyshime në lidhje me këto lëvizje në një prej institucioneve më të rëndësishme, i cili ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë e shqiptarëve./CNA.al

SPAK aksion në Ministrinë e Brendshme/ Prangosen tetë persona, mes tyre dhe një ish-zyrtare e lartë

Ndryshime në polici/ Zbulohen emrat që lëvizin

Policia në turizëm, krimi në aksion/ Lëvizjet skandaloze të Ardi Veliut





Lajmet e fundit nga