web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Hungarisë”/ Meta: I kanë rrënjët e forta

6 Korrik 2021, 19:26, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Presidenti thekson se marrëdhëniet e shkëlqyera historike, miqësore dhe tradiconale ,mes dy vendeve i kanë rrënjët e forta.

?Marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta, sepse u zhvilluan dhe u thelluan nga aleanca strategjike mes Heronjve tanë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas me ndihmën e çmuar hungareze për krijimin e shtetit modern shqiptar më 1912 dhe deri në kohët e sotme, kur Hungaria qartësisht është një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.

Por në të gjitha takimet e mia në Budapest, nuk mund të mos theksoja se marrëdhëniet mes dy popujve tanë fituan një shkëlqim të veçantë dhe tepër domethënës kur vendi ynë pati fatin e madh të kishte për Mbretëreshë, “Trëndafilin e bardhë të Hungarisë”, shumë të dashurën dhe të paharruarën Geraldine Appony, e cila gjithë jetën e saj ja dedikoi Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, me dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

Mbështetur mbi këtë trashëgimi kaq të vyer, jam i bindur se 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë. ??????, shprehet presidenti Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga