web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tushe është vetëm bishti”/ Lubonja tregon çfarë fshihet pas arrestimit të kryebashkiakut  

6 Korrik 2021, 13:06, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar fasadë aksionin e urdhëruar nga SPAK sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të tjerë.

Në një lidhje skype për rubrikën ?Opinion? në ?News24? Lubonja duke përdorur një shprehje të vjetër të popullit se; ?peshku qelbet nga koka?, theksoi se ?peshku është qelbur i gjithi.

?Si ka mundësi që ky sistem drejtësie që po të jetë jashtë peshkut, se ka ndjerë qelbjen e kokës. Këto janë bishta, dhe merret me ta. Nuk merret me të tërën, dhe kjo të çon te dyshimi se kemi të bëjmë me një shoë, fasadë dhe i shërben drejtësisë së re për të legjitimuar vetveten. Nga ana tjetër, heshtja e tyre, siç është heshtja e SPAK për masakrën elektorale, apo dhe për kryebashkiakun, në zyrën e tij u hodh një bombë. Të gjithë mendojmë se aty kishte ndonjë aferë korruptive, larje hesapesh. Na dalin kryetar bashkie njëri pas tjetrit të korruptuar. Por kush i ka vënë ata atje?! Kjo është çështja.?-tha Lubonja.

Sipas Lubonjës, ky operacion që e cilësoi show, i shërben drejtësisë së re për të legjitimuar veten.

Mes të tjerash analisti tha se banda është partia-shtet, ndërsa kryebashkiakun Fatos Tushe është bishti i saj.

Nëse kemi një parti shtet që po forcohet, është banda e këtij vendi, ndërsa ai, Tushe është bishti i kësaj bande.

Ky aksion sot është gjethe fiku për të mbuluar të tjerat. Kur politika merret me kriminelët është e vështirë që mos të bashkëpunosh me ta. Nevoja për të mbuluar krimet e korrupsionit çon në krime të reja. Krimi ndjell krimin. Kam shpresuar një frenim me një rrotacion. E kam të vështirë që të besoj se do të shkëputen ato lidhje. Drejtësia është bërë më pak e pavarur se çka qenë se ka qenë pjesë e tre bandave.?-deklaroi analisti./CNA.al





Lajmet e fundit nga