web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama-Veliaj kryen 9 vepra penale”/ SPAK përballë provave 

6 Korrik 2021, 12:08, Politikë CNA

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjata tha se në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, Rama dhe Veliaj kanë kryer nëntë vepra penale dhe sot PD i ka dorëzuar një kërkesë SPAK, se çfarë është bërë me këtë çështje.

Sipas tij, kanë kaluar 13 muaj pasi PD kallëzoi në SPAK këtë çështje, por ende nuk ka asnjë informacion.

?Sapo kemi dorëzuar këtu në SPAK kërkesë për informacion. 13 muaj e 4 ditë më parë Partia Demokratike ka bërë një kallzim penal në SPAK për sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar. Kanë kaluar 13 muaj dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje. Sot bazuar në dispozitat përkatëse, neni 283/58 etj, të Kodit të Proçedurës Penale kërkojmë informacion nga SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë. Ku janë hetimet? Çfarë ka ndodhur? Çfarë masash janë marrë deri tani?

Të mos harrojmë se sapo është shpallur një vendim i Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar si antikushtetues të gjitha veprimet që janë bërë me shembjen e Teatrit Kombëtar. Që kur kemi bërë kallëzimin ne i kemi ditur këto, madje edhe tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, na rezulton se pikërisht ata që kemi kërkuar ne, janë fajtorë.

Ne kemi bërë një kallzim mbështetur në 9 vepra penale ku janë përcaktuar me rradhë në këtë kallzim personat përgjegjës që fillojnë me Kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe të gjithë të tjerët me radhë që kanë marrë pjesë në këtë masakër që i është bërë, kulturës së trashëgimisë sonë dhe pasurisë publike. E gjitha kjo në emër të korrupsionit, në emër të abuzimit, të shfrytëzimit të pasurisë publike për interesat e tyre personale, për interesa të oligarkisë që ata mbrojnë.?-tha Gjata.

Gjithashtu ai i kërkoi llogari SPAK se çfarë është bërë në lidhje me denoncimin e PD, por edhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe pse po vonohen kaq shumë hetimet.

?Jemi këtu për t?i kërkuar SPAK informacionin se çfarë ka bërë me kallzimin tonë, pa folur se ka mbi 10 kallzime të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë ka bërë me këto hetime? Përse SPAK vonohet kaq shumë, përse nuk ka transparencë? Brenda asaj që quhet sekret hetimor, duke ruajtur sekretin hetimor, brenda ligjit, duhet dhënë një informacion, nëse ka thirrur njeri, ka marrë ndonjë dokument, ndonjë provë, ndonjë kqyrje në vendngjarje. Çfarë ka bërë deri tani? Ne kërkojmë që të na kthejnë përgjigje.

SPAK po vonohet shumë në misionin e tij.?-deklaroi Çlirim Gjata.

Sipas tij, aty fajtor janë kryeministri me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Më tej, ai shtoi se ?Tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK i ka duart e lira, nuk e pengon asgjë të marrë masat, madje të vendosë edhe nën arrest, duke filluar edhe me kryetarin e Bashkisë. Së pari, të na kthejë përgjigje se e ka detyrim ligjor se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga