web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frrok Çupi paralajmëron arrestime të bujshme/ Kush është i pari nga peshqit e mëdhenj që do të fundoset

6 Korrik 2021, 16:27, Politikë CNA

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar sot nga SPAK në kuadër të një aksioni masiv antikorrupsioni.

Këto zhvillime kanë komentuar dhe nga analisti Frrok Çupi në ?Top Talk?.

Çupi tha se ?shteti nuk është më në duart e qytetarëve, por në duart e këtyre njerëzve të pushtetshëm?, ndërsa theksoi se Meta do të jetë i pari nga peshqit e mëdhenj që do fundoset.

 ?Kemi dy simbole të mëdha të korrupsionit në vendin tonë: Të korruptuarin më të madh të rajonit, që është Presidenti i Republikës (Ilir Meta), të konsideruar si ikonë jo vetëm prej nesh.

Këtu janë aq shumë të korruptuar, sa mund ta vendosësh dorën te secili.
Krimi këtu është aq i rëndë, sa ne kemi hyrë në epokën e prangave. Duhet të kishim hyrë më shpejt. Kemi një sistem me politikanë shumë të këqinj, kemi njerëz që kanë qeverisur në mënyrë tragjike në vendin tonë, sa që dhe kriminelin e kanë lënë të bëhet më kriminel se sa ishte. E kanë lënë dhe hajdutin të bëhet më hajdut se sa ishte.

Njerëz si Meta, Berisha etj e kanë lënë veten në duart e kriminelëve dhje tani nuk dalin dot. Vjedhja dhe krimi i qeveritarëve i ka çuar të krijojnë figurën e përbindëshit dhe tani nuk shpëtojmë dot?, ka theksuar ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga