web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zëdhënësja e Ramës në krye të AMA-s?/ Vokshi: Liria e medias e kërcënuar nga regjimi

6 Korrik 2021, 15:06, Politikë CNA

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i ka bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga uzurpimi i AMA.

Ky reagim i Vokshit vjen një ditë para se kreu i ri i të Autoritetit të Medias Audiovizive të votohet në parlament.

Dy kandidaturat për këtë post janë drejtoresha aktuale e ATSH Armela Krasniqi dhe Alketa Dibrës.

?Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg?, është shprehur Vokshi.

Më tej ajo thekson se nesër është koha që qeveria të tërhiqet dhe të mos dëmtojë më shumë imazhin e Shqipërisë, demokracia e së cilës thotë,- Vokshi është e kërcënuar nga një regjim autoritar që qëndron në pushtet me vota të vjedhura.

Fjala e plotë:

Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga