web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla në Samitin Botëror të Partive Politike të Kinës/ “Bashkëpunimi midis dy vendeve është rritur”

6 Korrik 2021, 16:12, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka marrë pjesë në samitin Botëror të Partive Politike, së bashku me Partinë komuniste të Kinës.

Balla bën me dije se në samit është diskutuar mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve ku thekson se ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi e dialogu politik.

 ?Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm?, shkruan Balla./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga