web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Loja e tij po pengon hapjen e negociatave’/ Ambasadori Nesho akuza Ramës

6 Korrik 2021, 19:25, Politikë CNA

Ambasadori Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Nesho u ndal tek ?loja politike? që Rama bën me BE-në, pasi kjo e fundit i refuzon hapjen e negociatave, duke i bërë një si formë presioni.

Sipas Ambasadorit, ky presion nuk mund të bëhet pa një garanci nga pas dhe këtu nuk e ka fjalën për mbështetjen e SHBA-ve, por mbështetjen e vendeve si Rusia apo Kina, të cilat kërkojnë që vendet ballkanike të jenë të pavarura nga politika europiane.

?Procesi sigurisht ka shtyrë bashkëpunimin mes vendeve. Janë përcaktuar linjat për integrimin e mëtejshëm të vendeve në BE. Në vend të kishim avancim të këtyre proceseve, ne tashmë kemi vetëm një iniciativë të ashtëquajtur mini-Schengen Ballkanik.

Është një iniciative e cila në mënyrë jo Europiane, duke bërë diskriminimin e disa kombeve dhe duke bërë që iniciative të shtyhet më tepër nga nevoja sesa nga konsensusi. Reagimi i Ramës pas refuzimit për hapjen e negociatave ishte jo vetëm një shenjë e nervozizmit por edhe një vetëbesim në një lojë politike që nuk i dihet fundi. Një lojë politike që tenton të largohet nga Europa në një formë presioni.

Por nuk duhet harruar se lojëra të tilla nuk bëhen pa një garanci. Dhe kush janë këto garanci ? Sigurisht nuk janë vendet perëndimore, SHBA, BE, por janë vendet e tjera që kërkojnë që BP të jetë pjesë e lojërave të tyre. Ktu kam parasysh si influencën e Rusisë, Kinës, që kërkojnë që vendet ballkanike të jenë të pavarura nga politika e tyre europiane dhe kjo do të rriste influencën e tyre në rajon?, theksoi ai.





Lajmet e fundit nga