web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti tragjik shoi një familje/ Të afërmit dhe qytetarët protestë sensibilizuese në Fier

29 Qershor 2021, 17:23, Kronika CNA

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga aksidenti tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë të saj, të cilët kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet me të afërmit.

Për këtë aksident po mbahet sot një protestë paqësore në qytetin e Fierit. Të afërmit dhe qytetarët e Fierit kanë dalë me pankarta në duar, ku kanë dhënë edhe disa mesazhe të forta sensibilizuese.

Disa nga mesazhet e qytetarëve janë: ?Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj?; ?Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim?; ?Katër fëmijët tanë i kemi rritur në një dhomë?.

Ndërkohë, kujtojmë se nga aksidenti humbën jetën Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, si dhe u plagosën 3 të rinj që udhëtonin në një mjet tip Audi, i cili thuhet se ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa ishte me shpejtësi të lartë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga