web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bilanc lufte/ Atentatet mafioze përgjakën Shqipërinë

7 Qershor 2021, 12:35, Kronika CNA

Situata kriminale në vendin tonë duket mjaft e rëndë. Shqipëria po tronditet nga vrasjet e njëpasnjëshme nga jugu në veri të vendit, ku vetëm në një muaj janë regjistuar 10 vrasje.

Mbrëmjen e kaluar në Ksamil ka mbetur i vrarë  me armë zjarri biznesmeni Gramoz Memaj, 40 vjeç nga Tepelena.

Memaj është qëlluar pranë banesës së tij, pasi ka parkuar automjetin. Autorët e kanë pritur viktimën të parkonte makinën dhe pasi ka dalë kanë qëlluar me pistoletë mbi të dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.(Lexo ketu

Po ashtu një ditë më parë, në media u raportua për një tjetër krim tronditës, në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën e tij.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth tre ditë më parë, por është zbuluar vetëm dje.

Shtetasi me iniciale F. V. dyshohet se ka vrarë motrën e tij D.V. 58 vjeçe. Kjo e fundit ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania, pasi prej vitesh ishte emigrante.

Vrasja e 58-vjeçares nga vëllai i saj dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti mbi pronësinë e shtëpisë.(Lexo ketu)

Në datë 4 qershor, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale trondit kryeqytetin, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa mbeti i plagosur edhe ish-prokurori Adriatik Camaj, tashmë me profesion avokat.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës të së premtes, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku u ekzekutua Kudret Saliaj nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari.(Lexo ketu)

Në datën 3 qershor, Vlora u trondit në mesnatë nga një atentat.  Viktimë mbeti Shkëlzen Velaj, vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në konflikt me fisin Llanaj.

43 vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t?u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi.(Lexo ketu)

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç.

Në datë 1 qershor u ekzekutua biznesmeni Çajup Selimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Tepelenës pikërisht në lagjjen ?15 Shtatori?.

Biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21 të mbrëmjes, një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur në banesën e tij rreth orës 21:15 minuta. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.(Lexo ketu)

Në 29 maj është bërë një atentat ndaj Edison Begajt, në hyrje të banesës së tij, i cili përfundoi i plagosur në pjesën e këmbëve. 38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”. Lënda narkotike u gjet brenda automjetit tip “Jeep” që posedohej nga shtetasi Edison Begaj.(Lexo ketu)

Në 28 maj, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale tronditi Shkodrën, ku shtetasi Mark Kodra 47 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Emiljano Ndou 25-vjeç. Pas konfliktit 47-vjeçari ka qëlluar me armë Ndoun duke e lënë të vdekur. (Lexo ketu)

Më 21 maj u ekzekutua po në Vlorë, Delon Troqe, i sapo kthyer nga Spanja. Një krim që tronditi qytetin bregdetar, i cili nuk po gjen qetësi këtë periudhë të nisjes së sezonit turistik, duke shtuar kështu edhe vrasjen e ndodhur një ditë më parë atë të Shkëlzen Velajt. (Lexo ketu)

Me 11 maj në Elbasan, në një atentat mafioz u ekzekutua Everest Cakaj, i cili po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten. Vrasësi i ngriti pritën duke iu afruar makinës qëlluar për vdekje Cakajn dhe plagosën dhe bashkëshorten e të ndjerit.

Lidhjet familjare me disa persona të përfshirë në vrasje të bujshme në Elbasan nxisin dyshimin se ekzekutimi i Çakës të mund të jetë bërë për hakmarrje.(Lexo ketu)

Më 10 maj në Vlorë u vra Bledar Birçaj.(Lexo ketu

Në mes të ditës me diell atentatorët të maskuar, tejet profesionistë qëlluan në drejtim të makinës ku po udhëtonte Birçaj, duke e vrarë në vend dhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë./CNA.al





Lajmet e fundit nga