web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dikur shkonin në Spanjë dhe Slloveni, Skënderbeu do zhvillojë fazën përgatitore në... Korçë

23 Qershor 2021, 08:37, Sport CNA

Kur qershorit po i vjen fundi, duket se edhe te Skënderbeu po bëhen gati për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Për këtë arsye edhe bisedimet e takimet mes stafit dhe presidentit Ardjan Takaj kanë qenë më të shpeshta se ditët e kaluara.

Faza përgatitore që me shumë mundësi do të zhvillohet në Korçë, pritet të nisë mes datës 7 dhe 12 korrik, por ende nuk është e përcaktuar zyrtarisht. Deri atëherë korçarët do të kenë mundësi që të ndërtojnë ekipin dhe të jenë gati për fillimin e përgatitjeve në kuadër të edicionit të ri.

Kujtojmë që para disa vitesh, Skënderbeu e zhvillonte fazën përgatitore në Spanjë ose Slloveni, me kushte luksi dhe miqësore me ekipe të mëdha…





Lajmet e fundit nga