web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, e do Torino

22 Qershor 2021, 12:40, Sport CNA

Torino kërkon një portier të dytë për sezonin e ardhshëm, teksa klubi granata është i bindur për titullarin Vanja Milenkoviç-Saviç. Por, për të qenë të sigurt kërkojnë një të denjë për ta zëvendësuar serbin.

Mes disa emrave, në listë është edhe ai i Etrit Berishës. 32-vjeçari, pjesë e SPAL, do të kishte një mundësi të mirë për t?u rikthyer në Serinë A edhe pse, jo në rolin e protagonistit kryesor.

Në fakt, eksperienca e mëparshme në elitë është edhe arsyeja pse Torino është e interesuar. Megjithatë, mbetet për t?u parë se si do të shkojnë negociatat dhe nëse Berisha do të bashkohet në një ekip me Mërgim Vojvodën.





Lajmet e fundit nga