web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dueli i kampionëve, Deschamps: Duam vendin e parë, Franca ime vetëm për fitore

22 Qershor 2021, 17:31, Sport CNA

Franca ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Euro 2020, por një gjë e tillë nuk ndryshon asgjë në lidhje me duelin e mbrëmjes së nesërme ndaj Portugalisë (Puskas Arena, 21:00), përballjes mes kampionëve të Europës dhe botës.

Objektivi është fitorja dhe vendi i parë në grupin F. Trajneri i ?Gjelave?, Didier Deschamps shfaqet i qartë në prononcimin e mediave, teksa vlerëson shumë skuadrën kundërshtare.

?Nesër do të zbresim në fushë për të marrë rezultatin maksimal. Objektivi i Francës është i qartë: duam vendin e parë në grup. A na motivon më shumë fakti që mund t?i shkaktojmë eliminimin Portugalisë? Jo, e them sinqerisht.

Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, kemi ambicie për ta mbyllur grupin F si kryesues. Na pret një ndeshje e nivelit të lartë, i njohim mirë pikat e forta të Portugalisë. Edhe ato i dinë mirë pikat tona të forta.

Portugalia është një nga kombëtaret më të mira të Europës, kanë shumë cilësi dhe kualitet?, deklaroi trajneri i kampionëve të botës, që do të futen në fushë vetëm për fitore.





Lajmet e fundit nga