
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po kryeson një samit mid...
Zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes po japin një paralajmërim shqetësues në lidhje me rrezikun që grupet kryesore terroriste në Afganistan do të paraqesin për Amerikën sapo trupat e fundit amerikane dhe të koalicionit të largohen nga vendi në muajt e ardhshëm.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha ligjvënësve të enjten se grupeve si al-Kaida apo Shtetit Islamik do t?u duhen “ndoshta rreth dy vjet” për të rigjeneruar aftësitë e tyre për të planifikuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë.
Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane, Gjenerali i Ushtrisë Mark Milley, paralajmëroi më tej se ky afat kohor mund të ngushtohet në varësi të fatit të qeverisë aktuale afgane.
“Nëse do të kishte një kolaps të qeverisë ose një shpërbërje të forcave afgane të sigurisë, ky rrezik padyshim që do të rritej,” tha gjenerali Milley.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në prill vendimin për të tërhequr të gjitha trupat e mbetura amerikane nga Afganistani, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë arritur qëllimin e tyre fillestar – për të mbajtur përgjegjës al-Kaidën dhe udhëheqësin e saj Osama bin Laden për sulmet terroriste të 11 shtatorin 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju York dhe Pentagon.
“Ne i dhamë bin Ladenit atë që i takonte,” tha presidenti Biden në një fjalim në një sesion të përbashkët të Kongresit. “Ne zvogëluam kërcënimin e terrorit të al-Kaidës në Afganistan.? pas 20 vjetësh trimërie dhe sakrificash të guximshme, është koha t’i sjellim trupat tona në atdhe?, tha presidenti.
Por shqetësimet për potencialin që al-Kaida dhe Shteti Islamik në Afganistan, të rikthehen në mungesë të trupave amerikane në terren, kanë vazhduar.
Zyrtarët amerikanë të ushtrisë dhe të inteligjencës kanë paralajmëruar vazhdimisht për një efekt të mundshëm domino që mund të destabilizojë jo vetëm Afganistanin, por edhe fqinjët e tij, duke u dhënë grupeve terroriste mundësinë e shumëpritur për të forcuar dhe zgjeruar operacionet e tyre.
“Kudo që shohim një prani të konsiderueshme terrori, ekziston rreziku që ajo të bëhet një lloj platforme për të kërcënuar vendin tonë,” u tha ligjvënësve javën e kaluar Christine Abizaid, e emëruar për të udhëhequr Qendrën Kombëtare Amerikane Kundër Terrorizmit, duke vënë në dukje nevojën për të bërë “presion të pamëshirshëm” ndaj grupeve si al-Kaida dhe IS-i për të minimizuar rrezikun.
Një vlerësim i fundit nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara ka ngritur gjithashtu shqetësimin, duke paralajmëruar se kryengritësit talibanë në Afganistan duket se janë të gatshëm të rrëzojnë qeverinë aktuale afgane me forcë nëse negociatat nuk japin rezultate të favorshme.
Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon kanë kërkuar të sigurojnë publikun se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të luftojnë një rishfaqje të mundshme të al-Kaidës dhe IS-it, përmes sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi, qoftë nga bazat amerikane apo nga transportuesit e avionëve në Lindjen e Mesme.
“Ne do të kemi ende aftësinë ajrore për të shkuar pas al-Kaidës dhe ISIS-it në qoftë se këto objektiva shfaqen dhe duhet t?i eliminojmë”, i tha Zërit të Amerikës këtë javë gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, komandanti i Komandës Qendrore Amerikane.
Megjithatë, McKenzie paralajmëroi se “presioni i vazhdueshëm kundër terrorizmit, presioni i drejtpërdrejtë”, ka qënë ai që ka penguar që grupi “të kthehej dhe të zgjerojë numrin e luftëtarëve?.
Edhe pse tërheqja e trupave amerikane është realizuar tashmë më shumë se 50%, planet për atë se si do të duket aftësia për sulmet ajrore “mbi-horizont” nuk është shumë e qartë.
Koha po afron, me trupat amerikane dhe ato të koalicionit që ka të ngjarë të jenë jashtë Afganistanit shumë përpara afatit të shtatorit të vendosur nga presidenti Biden./VOA
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po kryeson një samit mid...
Avionët izraelitë goditën Gazën për herë të dytë këtë javë, ...
Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërk...
Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministri...
Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, p...
Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara miratoi të en...
Dhjetëra punonjës në ambasadën amerikane në Afganistan kanë ...
Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme n...
Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin ...
Për dy vjet, grupet militante ndërkombëtare, siç është Al-Ka...
Katër pikat e propozuara nga kryeministri i Kosovës, Albin K...
Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka ...
Në Kosovë më 17 qershor janë regjistruar edhe dhjetë raste t...
Qeveria amerikane i ka dhënë fund dy politikave të periudhës...
Përpjekjet e sapo shpallura për të luftuar një kërcënim në r...
Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Institut...
Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë...
Greqia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit.Rapor...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se Koso...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Saldjon Ç...
Prokuroria Lushnjë përfundon hetimet dhe dërgon për gj...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy a...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur hije dyshimi për...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i nj...
Mëngjesin e së dielës, 2 prill, janë hapur vendvotimet për...
Bashkimi Europian është në kërkim të mënyrës së duhur ...
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të një...
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Br...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sot më 2 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka folur për deklaratat ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...