Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Katër pikat e propozuara nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e parë përballë palës serbe në Bruksel, Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë i konsideron ?platformë të mjerueshme?.
Diplomatja thotë se ky është dialog i fazës finale dhe Kurti është dashur të paraqes si pikë të parë kërkesën për njohje reciproke në mes të dy shteteve, në kufijtë aktual. Tahiri thekson nevojën që dialogu me Serbinë të merret seriozisht nga kryeministri i Kosovës.
Sipas Tahirit, Kurti është paraqitur i papërgatitur në takimin e parë përballë palës serbe në Bruksel. Ajo vlerëson se Kurti ka gabuar duke shkuar në takim pa një rezolutë dhe platformë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
?Si takim i parë që tash është tepër i rëndësishëm, platforma që pash ishte e mjerueshme?Nga ato katër pikat që i pash, të Kurtit, që ishin në media, e vlerësova si një platformë shumë të dobët sepse i mungonte koncepti i qartë se për çka bëhet fjala në këtë dialog. Ky është dialog i fazës finale, andaj pika e parë dhe kryesore u deshtë të jetë kërkesa për njohje reciproke në mes të dy shteteve në kufijtë aktual. Ndërkohë që ajo pikë fare nuk ishte në atë platformë, kishte filluar me temën e CEFTA-s, nuk e kuptova pse por mendoj që deshti me e kundërshtu atë që e pranoi në Tiranë, që e pranoi tregun e përbashkët e që është një Minishengen, pra ishte përpjekje për ta neutralizuar?, thotë Tahiri.
Sipas saj, në takimin e parë me palën serbe, Kurtit i ka munduar platforma që do të përmbante çështjen e reparacioneve të luftës dhe suksesioni.
?Platforma nuk e kishte çështjen e reparacioneve të luftës, ishte përfshirë vetëm çështja e të pagjeturve ndërkohë që ne kemi një gjenocid që ai fare nuk e përmendi, a nuk guxoi a, nuk e kuptova, kemi dhunimin e grave, mijëra vrasje, tortura e abuzime dëbimin e 1 milion shqiptarëve, pastaj nuk e kishte pikën për suksesionin? Zoti Kurti e ka pasur gati platformën të cilën e kemi lënë ne si qeveri në vitin 2014 dhe është në ?ëeb site? të qeverisë, vetëm ka pasur nevojë të ulet dhe ta lexojë dhe ta studiojë, dhe mos të dalë me kësi lloj platformë të dobët që në fakt ia ka ulë pazarin Kosovës në këto negociata sepse u deshtë të dalë me parimet kryesore e që i përmenda pak parëz?, shton ajo.
Ajo thotë se një pikë bashkëpunimi ndërshtetëror do të duhej të përmende vetëm nëse respektoheshin pikat paraprake.
?Në negociatat ndërkombëtare bëhesh inferior kur e ke platformën e dobët, pra negociatat nuk janë vetëm mënyra si pozicionohesh në uljen apo e tensionon situatën, sepse gjithmonë ka mundësi me u tensionu për shkak se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë dhe normal që një reagim i Kosovës e nxit Serbinë në tension. Tensionet nuk janë të rëndësishme, me rëndësi është çfarë platforme ke paraqitur dhe çfarë po dëshiron të arrish në këtë dialog. Prandaj për shkak të një platforme që vet ai e shpalli me katër pika, për mua ka dëmtuar Kosovën dhe është paraqitur në emër të Kosovës në një pozitë nënshtruese, sikur ka pasur frikë që në platformë të fus njohjen reciproke në kufijtë aktual, ajo është kryesorja sepse tashmë që 10 vite po flasim me Serbinë në Bruksel, kjo është kohë e përfundimit të dialogut dhe rezultati duhet të jetë njohja reciproke sepse vetëm njohja reciproke krijon një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe në Evropë?, thotë ajo.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë thotë se Kurti duhet të përgatitet për takimin e dytë me palën serbe, që sipas saj, duhet të punojë me opozitën parlamentare në Kosovë për një delegacion uniteti.
?Pas këtij dështimi që e pati Kurti duhet të merret seriozisht me dialog, sepse ai paralajmëroj se dialogu është prioritet i tetë, tash ai e pa edhe vet është u bë prioritet numër një, prandaj ai tani duhet të angazhohet për dialog dhe t?i jap rëndësi dialogut të Brukselit dhe kjo rëndësi do të thotë që të punojë bashkë me opozitën parlamentare për një delegacion uniteti aq sa është e mundur, të përgatisë platformën, ta paraqes në Kuvend, Kuvendi ta miratojë pastaj do të jetë i përgatitur që raundin e dytë të jetë mbrojtësi i interesave të Kosovës?, thotë Tahiri.
Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë për herë të parë në takim përballë presidentit serb, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pas takimit në Bruksel, Kurti ka shkruar se ka shprehur gatishmërinë për dialog konstruktiv dhe njohje të ndërsjellë. Shefi i ekzekutivit ka thënë se nuk janë pajtuar për agjendën e dialogut ndërkohë ka bërë publike propozimet e tij të shtruara aty:
-Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
-Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
-Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
-Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte ?naçelnik i qarkut të Kosovës?, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviç?.
Sipas kryeministrit Kurti, pala serbe nuk është përgjigjur për propozimin e parë, ndërkohë pikat e tjera i ka refuzuar. Takimi i radhës në Bruksel pritet të mbahet në muajin korrik, para pushimit të verës./euronews
Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka ...
Në Kosovë më 17 qershor janë regjistruar edhe dhjetë raste t...
Qeveria amerikane i ka dhënë fund dy politikave të periudhës...
Përpjekjet e sapo shpallura për të luftuar një kërcënim në r...
Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Institut...
Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë...
Greqia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit.Rapor...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se Koso...
Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika te...
Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të...
Sot ishte takimi i fundit i samitit mes presidentit rus Vlad...
Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare thotë se...
Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të më...
Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikat...
Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë shtypi ...
Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të ...
Autoritetet e qytetit të Moskës njoftuan të mërkurën se të g...
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 pë...
Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...