Reporterët pa Kufij/ Rusia po i vret mediat e pavarura
Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të...
Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika tensioni të nxitura nga planet për të dëbuar qindra palestinezë nga shtëpitë ku ata kanë jetuar prej dekadash. Këto plane renditen ndër arsyet e luftimeve të fundit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas në Gazë që la qindra të vdekur. Qeveria izraelite e konsideron atë thjesht një mosmarrëveshje pronësie, ndërsa palestinezët thonë se kjo është një përpjekje për t’i detyruar ata si popull të largohen nga Jeruzalemi Lindor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi:
Palestinezi Saleh Diab, banor i Jeruzalemit, shikon shtëpinë që ndodhet përballë banesës së tij në lagjen Sheik Xharrah, ku më shumë se dhjetë vjet më parë u futën shtatë familje hebraike izraelite. Zoti Diab shqetësohet se edhe ai vetë bashkë me fëmijët do të duhet të largohen nga shtëpia që iu dha familjes së tij nga Jordania në 1948. Përplasjet mes banorëve palestinezë dhe kolonëve hebrenj presin prej vitesh një zgjidhje përfundimtare nga gjykatat.
?Kolonët hebrenj thonë se këto shtëpi u përkasin atyre, por gënjejnë. Nëse mund të paraqesin qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se është me të vërtetë pronë e tyre, që nesër do të largohem nga shtëpia. Por nuk kanë asnjë dokument,? thotë zoti Diab.
Në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit, familjet palestineze nga një lagje tjetër e Jeruzalemit Lindor, Silvan, kanë paraqitur ankesën e tyre ndaj planeve për t’i dëbuar nga shtëpitë në favor të familjeve hebraike. Ata kanë mbështetjen e grupeve të të drejtave të njeriut dhe ligjvënësve arabë në parlamentin izraelit, Kneset.
?A ka gjë më të natyrshme se të mbrosh shtëpinë tënde? Po vihen në zbatim plane për të dëbuar palestinezët që të vendosen në këto banesa kolonë hebrenj,? thotë Ahmed Tibi, ligjvënës arab në parlamentin izraelit.
Anëtari i ekstremit të djathtë në parlament, Itamar Ben Gvir ngriti një zyrë provizore në Sheik Xharrah për të treguar solidaritet me familjet hebraike. Ai thotë se gjykata izraelite ka vendosur kundër palestinezëve, pasi hebrenjtë zotëronin prona në këto lagje para se të krijohej shteti i Izraelit në 1948.
?Gjykata e ka dhënë vendimin, por për fat të keq qeveria e Izraelit nuk po e zbaton sepse ka frikë nga trazirat,? thotë zoti Ben Gvir.
Por grupe izraelite për të drejtat e njeriut thonë se situata nuk ka të bëjë thjesht me mosmarrëveshje pronësie, duke e paraqitur problemin si një ligj që diskriminon palestinezët.
?Nuk është aspak çështje ligjore. Ky është një akt me synime politike nga një grup kolonësh me bindje ideologjike, të cilët mbështeten nga qeveria. E gjithë kjo bazohet tek ligje diskriminuese në ekzistencë, të cilat thonë se hebrenjtë mund të rimarrin pronat që i humbën në 1948, por palestinezët nuk e kanë këtë të drejtë,? thotë aktivistja Hagit Ofran.
Gjykata e Lartë e Izraelit pritet të marrë brenda pak javësh një vendim përfundimtar për dëbimet nga Jeruzalemi Lindor.
Shumë shqetësohen se vendimi mund të pasohet me trazira të reja nga palestinezët dhe përkrahësit e tyre, siç ndodhi një muaj më parë./ VOA
Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të...
Sot ishte takimi i fundit i samitit mes presidentit rus Vlad...
Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare thotë se...
Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të më...
Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikat...
Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë shtypi ...
Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të ...
Autoritetet e qytetit të Moskës njoftuan të mërkurën se të g...
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 pë...
Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infe...
Pandemia e ka rritur radikalizimin e qytetarëve në Gjermani ...
Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit...
Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbë...
Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel dh...
Përpara takimit të tij me Biden në Gjenevë, Putin i konsider...
Shtëpia e Bardhë thotë se sulmet kibernetike do të jenë një ...
Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë ...
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti pla...
Një vit më parë, Gjeneva nuk ishte në qendër të vëmendjes di...
Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...