Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Përpara takimit të tij me Biden në Gjenevë, Putin i konsideron marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në në nivelin më të ulët si asnjëherë që prej shumë vitesh. Por megjithatë Moska ka shpresa për një kthesë.
Mediet ruse prej javësh merren vetëm me një temë kryesore të politikës së jashtme: samitin në Genevë. Shefi i Kremlinit Putin takohet të mërkurën (16.06) për herë të parë me Joe Biden si president i ri i SHBA-së. Në të gjitha kanalet me orë të tëra analizohet, se çfarë mund të dalë prej këtij takimi dhe nëse është e mundur një kthesë. Edhe detajet më të vogla si vendi i takimit, vila e shekullit të 18-të, përshkruhen, sikur kemi të bëjmë me një pritje mbretërore.
Kremlini nuk pret shumë. Një kthesë të papritur në Gjenevë nuk do të ketë, thuhet. Megjithatë presidenti le hapësirë për shpresa. Fakti që takohemi, ?është në vetvete pozitiv”, tha Putin në fillim të qershorit në një intervistë në televizion. ?Unë nisem se do të ketë rezultate pozitive”, thotë presidenti rus. Nga këndvështrimi i tij p.sh. rezultat pozitiv do të ishte një marrëveshje për hapa të mëtejshëm ?drejt normalizimit të raporteve ruso-amerikane”. Në një intervistë për televizionin NBC në SHBA, Putin i cilësoi këto raporte në nivelin më të ulët si asnjëherë që prej shumë vitesh”. Shkak për këtë, sipas këndvështrimit rus, është politika e brendshme e SHBA-së.
Të zhuritur për bisedime në nivel të barabartë
Përpara samitit në Rusi ndihet një ?frymë shumë e fortë pozitive”, thotë Tatiana Stanovaja, eksperte e Qendrës Carnegie në Moskë. Sipas saj shefi me influencë i Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev, pas bisedimeve me kolegun nga SHBA-ja, Jake Sullivan u shpreh optimistë në mënyrë të pazakontë. Të dy në maj u takuan në Gjenevë, për të përgatitur samitin e dy presidentëve. Në disa çështje janë të mundura marrëveshjet me SHBA-në, tha Patrushev për gazetën qeveritare “Rossijskaja Gaseta”. Por ai nuk përmendi detaje. ?Rusët nuk kanë llogaritur, që amerikanët e SHBA-së do të ishin kaq të hapur ndaj Rusisë”, thotë Stanovaja.
Që pas shpërbërjes së Bashkimit Svjetik 30 vjet më parë politikanët drejtues të Rusisë vazhdimisht shprehin dëshirën, që të negociojnë sërish si të barabartë me Uashingtonin. Rusia vërtetë është më e dobët ekonomikisht se sa SHBA-ja, por përderisa ajo është e fuqishme me armë atomike po aq sa edhe SHBA-ja ?çdo gjë tjetër nuk është e rëndësishme, shpjegon Stanovaja këndvështrimin e Kremlinit.
“Rusia ka nevojë urgjente të pranohet si fuqi e madhe”, mendon edhe Hans-Henning Schröder, ish-ekspert për Rusinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Raportimi në masë përpara samitit tregon, se Putin ka interes më të madh se sa Biden. Ekspertët rusë megjithatë tërheqin vëmendjen, se presidenti i SHBA-së, e ka iniciuar takimin.
Samiti asimetrik i Gjenevës
Marrëdhëniet e tensionuara mes Moskës dhe Uashingtonit që pas aneksimit të Krimesë përjetuan në pranverë disa prapaktheu. Biden e quajti Putinin në një intervistë në mars ?vrasës”, Moska tërhoqi ambasadorin nga Uashingtoni. Kreu i Kremlinit propozoi një debat publik të transmetuar drejtpërdrejt, presidenti i SHBA-së refuzoi. Në vend të kësaj Biden vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë, edhe për shkak të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2020, gjë që Moska e hedh poshtë. Diplomatët rusë u dëbuan nga vendi. Moska reagoi me dëbimin e diplomatëve të SHBA-së duke i lënë të nënkuptojë ambasadorit që të kthehet në shtëpi. Qysh atëherë të dyja ambasadat janë pa drejtues. Njëkohësisht pati lëvizje masive trupash ruse në kufirin me Ukrainën. Në këtë sfond në prill Biden i telefonoi Putinit dhe propozoi samitin aktual.
Kohët kur samitet ruso-amerikane mbanin botën në tension, kanë marrë fund, megjithatë për Rusinë këto takime ?janë më të rëndësishme se sa për SHBA-në”, thonë ekspertët rusë, sepse sipas tyre, kjo është e rëndësishme për statusin e Rusisë dhe pozicionimin e saj në politikën botërore. Tatiana Stanovaja e quan këtë një ?pozicionim asimetrik”: ?Për Rusinë ky samit është gjithçka, ndërsa për Bidenin vetëm një hap në rrugën për zgjidhjen e ?problemit me Kinën”, mendon ekspertja. Për Uashingtonin qendrimi i ardhshëm ndaj rivales së tij, Kinës, është tema kryesore.
Temat e bisedimeve janë të shumta në Gjenevë mes dy presidentëve Putin e Biden. Nga këndvështrimi i Moskës ?stabiliteti strategjik” do jetë çështja më e rëndësihme. Në këtë kontekst është fjala jo vetëm për armët strategjike atomike, por edhe për hapësirën, sulmet kibernetike e me dron, thotë eksperti Andrej Kortunov. Në listën e dëshirave ruse bën pjesë edhe fundi i konfrontimit diplomatik.
Sa i përket çështjeve të Ukrainës apo të të drejtave të njeriut në Rusi, ekspertët nuk shohin ndonjë shans për afrim pikëpamjesh.
Sidoqoftë nga këndvështrimi rus ndërkohë qysh përpara samitit është arritur një objekti: Që takimi zhvillohet. Por që ky takim të ofronte sikurse dëshironte Putinit një skenë mediatike, kjo nuk do të ndodhë. Sepse Biden refuzoi organizimin e një konference të përbashkët shtypi në Gjenevë pas takimit. DW
Shtëpia e Bardhë thotë se sulmet kibernetike do të jenë një ...
Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë ...
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti pla...
Një vit më parë, Gjeneva nuk ishte në qendër të vëmendjes di...
Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi...
Në Kosovë u raportuan të marten 12 raste të reja me koronavi...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord t...
Në qëndrimin ndaj vendeve si Rusia dhe Kina kandidati i CDU/...
Persona të armatosur sulmuan disa ekipe për vaksinim kundër ...
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të NATO-s në...
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e kët...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov...
Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë jav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një prononcim ...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sig...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë...
Presidenti Joe Biden flet shpesh për atë që ai e sheh si the...
Britania e Madhe ka shtyrë heqjen përfundimtare të të gjitha...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka firmosur sot vendimin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...