Lufta për terrorizmin e brendshëm/ Biden shpall planin e parë kombëtar
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti pla...
Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.
Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.
“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,? tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të dikutojnë për orë të tëra.
Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane.
Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është ?vrasës? e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër ?ndarje detyrash? që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët ?për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë?.
Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera.
Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që ?një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuaraa?.
?Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,? tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se ?s?do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S?do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme?.
Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:
“Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,? thotë ai.
Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.
“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë,? tha zyrtari i lartë amerikan.
Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopësht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës./VOA
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti pla...
Një vit më parë, Gjeneva nuk ishte në qendër të vëmendjes di...
Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi...
Në Kosovë u raportuan të marten 12 raste të reja me koronavi...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord t...
Në qëndrimin ndaj vendeve si Rusia dhe Kina kandidati i CDU/...
Persona të armatosur sulmuan disa ekipe për vaksinim kundër ...
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të NATO-s në...
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e kët...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov...
Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë jav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një prononcim ...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sig...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë...
Presidenti Joe Biden flet shpesh për atë që ai e sheh si the...
Britania e Madhe ka shtyrë heqjen përfundimtare të të gjitha...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka firmosur sot vendimin...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të hënën i kërkoi ad...
Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga posti i kryetares së Kom...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...