VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se kush do të jetë zëvendësuesi i saj.
Osmani ka emëruar si kryetar të KQZ-së së Kosovës gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, për të cilin tha se do të sigurojë integritetin e KQZ.
?Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007.
Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të sigurojë që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani i ka uruar punë të mbarë z. Radoniqi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje?, thuhet në njoftimin e presidentes.
Ndërkohë, Osmani ka listuar edhe arsyet e shkarkimit të Valdete Dakës.
?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit. Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike. Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë.
Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së. Presidentja Osmani vlerëson se veprimet e kryesueses së KQZ-së nuk duhet të jenë shkak për humbjen e besimit qytetar ndaj institucionit, në veçanti pasi sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale?, deklaron ndër të tjera ajo./ CNA.al
Udhëheqësit e G-7ës përfunduan të dielën samitin tre-ditor, ...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Pu...
Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të N...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftu...
Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shtetev...
Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kry...
Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit t...
Policia greke nuk ka arritur ende të identifikojë plotësisht...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se ...
Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot n...
Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuar...
Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Ku...
Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha s...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asg...
Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në sam...
Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milio...
Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...