Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Putin takohen të mërkurën në Gjenevë për herë të parë që kur zoti Biden mori detyrën në janar. Siç njofton korrespondenti i ?Zërit të Amerikës? Charles Maynes nga Moska, të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë rreth mënyrave për të normalizuar marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara mes dy vendeve.
Gjatë dy dekadave në pushtet, Presidenti rus Vladimir Putin është përballur me premtimet e presidentëve amerikanë, demokratë apo republikanë, për të rindërtuar marrëdhëniet me Moskën, por në fakt mosmarrëveshjet janë shtuar.
“Axhenda është kaq shumë komplekse dhe e mbingarkuar me çështje të ndryshme? ndaj besoj se dialogu për hir të dialogut është i nevojshëm“, thotë Pavel Sharikov, i Institutit Amerikano-Kanadez.
Presidenti Biden nxiti këtë përpjekje më të fundit duke thënë se ai dëshiron t’i vendosë marrëdhëniet SHBA-Rusi në themele më “të qëndrueshme e të parashikueshme”.
Por ai e bëri një gjë të tillë pasi në muajin mars gjatë një intervistë televizive, e etiketoi zotin Putin “vrasës”, duke shkaktuar zemërim në Moskë si dhe ndërsa Kremlini po zhvendoste me dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën.
Vëzhguesit politikë thonë se zhvillimet vërtetojnë se Presidenti Putin nuk mund të injorohet nga Presidenti Biden.
“Pse duhet të takohesh me një “vrasës”?! Takimet bëhen me ata udhëheqës me të cilët nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të takohesh për hir të sigurisë globale. Pra Putini është i kënaqur pasi ka fituar këtë raund… dhe një takim, çfarëdo që të bëjnë apo pavarësisht atyre që nuk do t?i diskutojnë (në takim)“, thotë analisti politik Kirill Rogov.
Presidenti Putin shpreson që takimi i nivelit të lartë të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve.
“Do të diskutojmë rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mendoj se duhet të përpiqemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Për momentin ato (marrëdhëniet) janë në një nivel jashtëzakonisht të ulët“, ka thënë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Pas armiqësisë mes dy vendeve qëndron zemërimi amerikan rreth dyshimeve për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, çka shkaktoi masa hakmarrëse nga palët me sanksione e dëbime diplomatësh.
Shtetet e Bashkuara akuzojnë gjithashtu Rusinë se qëndron pas sulmeve kibernetike të kohëve të fundit ndaj infrastrukturës amerikane, gjë që Moska e ka hedhur poshtë.
Ndërkohë Kremlini akuzon Uashingtonin për ndërhyrje, një akuzë që e ka përdorur për të justifikuar goditjen ndaj pakënaqësive në rritje brenda vendit si dhe protestave pro-perëndimore në shtetet fqinje, sikurse Bjellorusia.
“Ajo që unë kuptoj është se Putini ka nevojë ta ketë Amerikën si një armik për qëllime të brendshme, por në të njëjtën kohë ka nevojë për Amerikën si një partner ndërkombëtar“, thotë Ivan Kurilla, i Universitetit Evropian në Shën Petersburg.
Por realisht të dyja palët kanë treguar se mund t?i kapërcejnë dallimet kur bëhet fjala për çështje globale, të tilla si kontrolli i armëve bërthamore, duke zgjatur Traktatin e quajtur Fillimi i Ri në ditët e para të administratës Biden. Duke arritur kështu një marrëveshje të befasishme që shumë e shohin si mundësi për kthimin e diplomatëve të dëbuar dhe një mënyrë për të vazhduar bisedimet përtej Gjenevës e drejt një të ardhmeje më të mirë./voa
Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të N...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftu...
Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shtetev...
Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kry...
Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit t...
Policia greke nuk ka arritur ende të identifikojë plotësisht...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se ...
Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot n...
Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuar...
Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Ku...
Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha s...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asg...
Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në sam...
Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milio...
Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit....
Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e ba...
Presidenti amerikan Joe Biden do të presë kancelaren gjerman...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...