
Kina dënon deklaratën e grupit G7
Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit t...
Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti insiston se ky takim është për të ardhmen e dialogut dhe jo për vazhdimin e tij. Serbia kërkon që të flitet për asociacionin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Ky i fundit thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut, ndërsa, Vuçiç nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë.
Kurti: Palët në dialog duhen të ndjehen të barabarta
Kryeministri Albin Kurti, në fundjavë raportoi në parlament për dialogun me Serbinë ku takimin e të martës me Presidentin e Serbisë Vuçiç, “nuk e sheh si takim të radhës, por hapin e parë që mund të sjellë marrëveshjen finale mes dy vendeve?. “Unë po flas, cilat janë parimet, pranimi i një realiteti të Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarit si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog?, tha Kurti para deputetëve. Sipas tij, palët në dialog duhet siç thotë “të dizajnojnë që në start komponentët e procesit që garantojnë konvergjencën drejt synimit përfundimtar?. “Për shembull njohjen reciproke, njohjen nga pesë shtetet e BE-së, anëtarësimin në OKB, mbrojtja reciproke e komuniteteve respektive, mekanizma monitorues, afatet kohore dhe të ngjashme. Palët në tavolinë duhet të ndihen të barabarta në secilën fazë të bisedimeve. Marrëveshjet e arritura për çështje të pazgjedhura duhet të kalojnë edhe testin e përshtatshmërisë në normat ligjore dhe standardet e BE-së.?, tha Albin Kurti para deputetëve.
Petkoviç: Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore
Zyrtarë të qeverisë së Serbisë nga ana e tyre, thonë se delegacioni serb në Bruksel do të mbrojë “interesat e Serbisë dhe se do të insistohet në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe?. “Ka një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiçit dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit, i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore dhe duhet të mos kritikohet kur bën gabime?, ka deklaruar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Sipas tij, edhe në takimit e liderëve rajonal që u mbajt në Tiranë, Kurti “hodhi poshtë deklaratën e dakorduar, sepse dëshironte që të shkruhet Republika e Kosovës, që për Serbinë është e papranueshme?, tha Petkoviç.
Kritika nga opozita
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në debatin parlamentar për dialogun, insistoi për një koordinim të brendshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës, por këta të fundit kritikuan ashpër qasjen e kryeministrit në raport me dialogun. Enver Hoxhaj, kreu i partisë më të madhe opozitare PDK u shpreh kritik. “Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, por po shkoni në dialog që t’i normalizoni raportet me Serbinë. Ne po presim prej jush që të tregoni a do kemi njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, a do na njohin pesë vendet e BE-së, a do anëtarësohemi në OKB a do anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare dhe NATO. Dialogun e keni nisur gabim dhe duke iu nënshtruar Serbisë?, kritikoi Hoxhaj kryeministrin Kurti.
Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti po udhëton për në Bruksel i papërgatitur. “Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur, para se të flisni me Serbinë, duhet të flisni në këtë Kuvend, me qytetarët e juaj dhe përfaqësuesit e tyre. Ju duhet në parlament të parashtroni në kuvend që së paku i paraqet parimet dhe përkufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm. Keni pasur tre muaj ditë kohë, por këtë kohë e keni shfrytëzuar për populizëm, por ja që të martën ju me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese?, tha Lumir Abdixhiku.
Sidoqoftë, pavarësisht insistimit të kryeministrit Kurti që takimi i së martës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Vuçiç nuk është vazhdim i dialogut të mëparshëm, analistët politik politik mendojnë që është BE-ja ajo që do të insistojë në vazhdimin e dialogut. Kështu i tha DW-së në një intervistë analisti politik Naim Rashiti. “Çdo qeveri e ka ridefinu në një far forme kornizën, palët e ridefinojnë, por esenca është që a do të ketë pajtim. Edhe qeveria e shkuar Hoti ka rivendosur një kornizë, fillimisht me Samitin e Parisit dhe me presidentin e Serbisë dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi nga kryeministri Mustafa, dhe sidomos nga presidenti Thaçi ka pasur një material në vetvete, pra një mirëkuptim ndërmjet palëve se në cilin aspekt po shkojmë. Pra BE-ja i ka edhe temat e kaluara, edhe temat e reja edhe agjendën e hapur për tema çfarë palët pajtohen për dialog të mëtutjeshëm. Pra do të mund të ketë ndërhyrje në kornizë, por BE-ja do të kërkojë vazhdimësinë e asaj dhe të marrëveshjeve të kaluara që do të jenë në tavolinë?, konstatoi Rashiti./DW
Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit t...
Policia greke nuk ka arritur ende të identifikojë plotësisht...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se ...
Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot n...
Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuar...
Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Ku...
Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha s...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asg...
Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në sam...
Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milio...
Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit....
Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e ba...
Presidenti amerikan Joe Biden do të presë kancelaren gjerman...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të nxisin vendet aleate që ...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Gar...
Në Austin të Teksasit në Shtetet e Bashkuara u raportua për ...
Nëse e shihni një polic të Kosovës në rrugë duke ushtruar dh...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Mesfushori shqiptar, Bastien Toma, do të luajë në një kampio...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komis...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...