web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ruçi ‘mallëngjen’ Ramën në Kongres/ “Dikur nuk të jepnin firmën, sot janë krenarë”

12 Qershor 2021, 16:33, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në fjalimin e tij në kongresin e PS, ka përkujtuar rrugëtimin e kryeministrit Rama në PS.

Ruçi kujtoi se si dikurë nuk i jepnin firmën për kanditaturën, ndërsa sot ndjehen krenarë që është kryetar i tyre.

? I dashur Edi, të kujtohet 2013, kur shprehe ambicien për tu bërë kryetari jonë.

Shumë dyer tu  byllnë, shumë delegatë nuk jepnin firmën për të mbështetur kanditaurën, e megjithatë ti qëndrove stoik.

Që të bëhesh lidër nuk  mjafton vetëm ambicia dhe dëshira jote, por duhet edhe dashuria e atyre që ti ke për krah.

Ja ku jemi sot, kaq krenarë si asnjë parti e majtë në gjithe Evropën lindore.

Dhe për të përfunduar me të gjitha arritjet deri tek vendimi i djeshëm që për herë të parë Shqipëria është eksportuese sigurie?, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga