web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis në “Air Albania” Kongresi i Partisë Socialiste

12 Qershor 2021, 15:55, Politikë CNA

Partia Socialiste feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa në  ?Air Albania?, ka nisur dhe mbajtja e Kongresit.

Kongresi ka nisur me Himnin e Flamurit, e kënduar nga një grup vajzash, të cilat më pas kanë kënduar edhe Himnin e Bashkimit Europian.

Për këtë kongres janë paralajmëruar surpriza, mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.

Gjithashtu do të kalojnë në filtër zgjedhjet e 25 Prillit, pasi jo të gjitha strukturat e PS kanë arritur rezultate.

Më tej në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja./CNA.al





Lajmet e fundit nga