web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në PD/ Lisandër Hoxha mesazh Bashës: Anuloje këtë proces fals

12 Qershor 2021, 15:21, Politikë CNA

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha një ditë para zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të tërhiqet nga kjo garë.

Sipas tij, kjo garë është fals. Në një video mesazh në rrjetet sociale Hoxha u shpreh se duhet të krijohen kushtet për një debat të brendshëm politik për të zhvilluar një garë të ndershme.

?Ftesa ime për Bashën është kjo. Hiq dorë nga gara, anuloje këtë proces fals. Të krijojmë kushtet për debat të brendshëm politik , të krijojmë kushtet për një garë të ndershme. Mund ta fitoni prap garën edhe ju edhe kandidatë të tjerë por në këto kushte që po zhvillohet gara produkti i saj do jetë i paragjykuar të cilin shumë demokratë nuk do ta njohin dhe nuk do ju ndjekin. Ndaj meqënëse sot është edhe një ditë e veçantë për ju është ditëlindja juaj shpresoj të reflektoni dhe uroj që kjo forcë politike të mbetet e bashkuar dhe zërat kundër të mos shihen si armiq por të shihen si demokratë me vlera të cilët nuk durojnë më këtë lloj realiteti stabilokratik?, u shpreh Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga