web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I heqin emrin nga lista e votuesve të PD?/ Nishani paralajmëron Bashën: Do shkoj në gjykatë

11 Qershor 2021, 20:38, Politikë CNA

Në media ka qarkulluar një lajm prej disa ditësh se ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, nuk është përfshirë në listën e votuesve për kryetarin e ri të partisë më të madhe opozitare.

Për këtë lajm ka reaguar mbrëmjen e sotme vetë Nishani, i cili gjatë një takimi me demokratët e Tiranës së bashku me Edith Harxhin, tha se nëse ky lajm është i vërtetë do ta dërgojë çështjen në gjykatë.

?Nëse është edhe kjo pastaj?. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së.

Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari?, deklaroi ish-presidenti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga