web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme, SHBA krah nesh

11 Qershor 2021, 17:00, Politikë CNA

Shqipëria u zgjodh sot si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.

Në lidhje me këtë lajm, ka folur për Zërin e Amerikës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka e cila tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke u bërë pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë .

Xhaçka ka theksuar  gjithashtu se Shqipëria, në pozicionin që ka arritur të fitojë, mund të kontribuojë në zgjidhjen e shumë problematikave rajonale dhe globale.

?Nuk kemi pse të jemi optimist, se ne mund të arrijmë shumë, duke kontribuar në zgjidhjen e problematikave rajonale e globale. Çështja e Kosovës, konsolidimi i pavarësisë së Kosovës dhe rritja e numrit të njohjeve është objektiv strategjik i Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit.

Do bëjmë gjithë është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit. Do bëjmë gjithçka që çështja e Kosovës, të vihet në vëmendje të OKB-së.  Ne mbështesim fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmbyllur një dosje mjaft të rëndësishëm në Ballkan, do ishte kyç në hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës?, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka vlerësoi se SHBA i ka dhënë mbështetje të madhe Shqipërisë, edhe në luftën ndaj korrupsionit.

?SHBA i ka dhënë mbështetje Ballkanit për të demokratizuar vendet e rajonit. Lufta kundër korrupsionit në Ballkan, strategji e politikës së jashtme amerikane.

Duhet parë në këndvështrimin e një vendosmërie të SHBA për të qenë krah për krah qytetarëve shqiptarë. SHBA na kanë dhënë dhe do na japin mbështetje. Reforma në drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë kryereforma, që kërkon BE-ja?, u shpreh Xhaçka./CNA.al





Lajmet e fundit nga