web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokrati zë ngushtë Bashën/ S’na kërkove vota për të mundur Ramën, sot vjen për karrigen

11 Qershor 2021, 19:26, Politikë CNA

Prej rreth një muaji kandidatët për kryetarë të PD-së kanë nisur fushatën elektorale me demokratët në qarqe për zgjedhjet e 13 qershorit.

Gjatë këtyre takikmebve ka pasur edhe momente të sikletshme për kandidatët dhe një rast të tillë e ka treguar mbrëmjen e sotme Fatbardh Kadilli. Ai zbuloi në emisionin ?Zonë e Lirë? bisedën e një demokrati me kryetarin  e opozitës Lulzim Basha gjatë një takimi.

Sipas tij, demokrati i kishte kërkuar Bashës llogari se përse nuk i kishte mbledhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit për të kërkuar votën kundër Edi Ramës, por i kishte mbledhur për zgjedhjet në PD.

?Pse nuk erdhe gjatë fushatës, nuk erdhe për të na kërkuar vota për të mundur Ramën dhe erdhe për të marrë vota për të luftuar Kadillin?, ka pyetur anëtari i PD-së kreun e opozitës sipas Kadillit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga