web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit/ Soreca: Ditë historike për shqiptarët!

11 Qershor 2021, 17:26, Politikë CNA

Vendi ynë është zgjedhur sot për herë të parë Anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për vitin 2022-2023.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Soreca shprehet se kjo është një ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj.

?Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Urime për zgjedhjen si anëtare e KS të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Presim që të punojmë edhe më shumë së bashku, me adresimin e çështjeve rajonale e globale.#Olta Xhaçka#Shqipëria#BE.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga