web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana hap dyert/ Sot mblidhet Samiti i Ballkanit Perëndimor

10 Qershor 2021, 06:48, Politikë CNA

Sot do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor që mbledh në Tiranë drejtuesit më të lartë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.Drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor do të dikutojnë pët projketet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme përsa I përket sektorit ekonomik,siç pritet të jetë ajo e vendit tonë me Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e kalimit të mallrave ose tregtisë në të gjitha pikat e kalimit doganar, me fokus të veçantë në Qafë-Thanë.

Në këtë Samit, Shqipëria pritet të vijë me kërkesa specifike për BE-në, siç është edhe njohja reciproke e certifikave të gjelbërta të vaksinimit, përshpejtimi i procedurave për uljen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe lehtësimi i procedurave tregtare dhe të transportit me vendet kufitare anëtarë të Unioni./ CNA.al





Lajmet e fundit nga