web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Metës/ Felaj: Presidenti ka adresuar thirrje të dhunshme, nuk u shkëput kurrë nga partia e tij

9 Qershor 2021, 20:23, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka komentuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

Sipas saj, qëllimi i shkarkimit ishte standardi që duhet të ketë presidenti i vendit. Përsa i përket rezultatit, Felaj u shpreh se ishte i pritshëm, ku shtoi se e gjithë sjellja e tij gjatë fushatës nuk mund të rrinte pa asnjë reagim.

E ftuar në MCN Felaj theksoi se presidenti Meta ka adresuar thirrje të dhunshme dhe kjo sipas saj, ishte një sjellje e një njeriu të çartuar që u pozicionua politikisht.

?Besoj që ushtruam një detyrim që duhet ta ushtronim. Nuk ishte një qëllim në vetvete, nuk kishte të bënte me zgjedhjen e një presidenti të ri, por me një standard që duhet të ishte në krye të Republikës.

Duke marrë parasysh rezultatin, ka qenë një perceptim i përgjithshëm tashmë. Edhe më herët ne kemi ngritur një komision hetimor, u treguam të kujdesshëm, morëm kontakt me Komisionin e Venecias. Kjo është e para procedurë që ndiqet deri në fund.

Ka nevojë të tregohemi serioz që njerëz të çartuar të mos ushtrojnë pozicione të tilla. Unë nuk mund të marr përsipër se ku e mori kryeministri këtë shifër, por po të shohësh mediat sociale ka një mbështetje të gjerë.

Kjo procedurë për Shqipërinë është hera e parë, jo që niset, por që të çohet deri në fund. Besoj që Komisioni ka bërë një punë serioze. Ishte e nevojshme të kishim një punë serioze dhe mendonim që sapo dolëm nga një punë serioze dhe të merreshim me diçka të tillë e prisnim të vështirë.

E gjithë sjellja e tij, qoftë para, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore nuk mund të rrinte pa bërë asnjë reagim. Një president që bënë deklarata të tilla. E duam apo jo Ilir Metën ai përfaqëson kryetarin e shtetit, gjëra ai që i komprometoi rënd.

Adresoi thirrje të dhunshme dhe kjo ishte një sjellje e një njeriu të çartuar që u pozicionua politikisht, siç kam thënë nuk është shkëputur kurrë nga partia e tij. Presidenti ndërhyri gjatë zgjedhjeve, mos të flasim për një ngjarje të rëndë ndodhi në Elbasan dhe ai ndërhyri, dhe sjellja e tij ishte skandaloze. Ngjarja e aeroportit, ai e mbështeti dhe vuri në rrezik sigurinë kombëtare“, u shpreh Felaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga